Lajme

Limaj deklaron pasurinë gati 1 milionëshe, thotë se nuk është e tij

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 14 June 2017

Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj ka deklaruar pasuri të patunshme në vlerë prej mbi 800 mijë euro në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit.

Mirëpo Limaj, tri pronat e deklaruara, banesë banimi, shtëpi banimi dhe truall-arë bujqësore i ka deklaruar në formularin e deklarimit të pasurisë si prona të përbashkëta, shkruan arbresh.info.

Banesa ka vlerë prej 70 mijë euro, shtëpia e banimit prej 250 mijë euro ndërkaq trualli ka vlerë prej 500 mijë euro.

-Advertisement-

Limaj ka deklaruar edhe kredi në njërën prej bankave në Kosovë në vlerë prej  40 mijë euro.

Këtë thotë se e ka marrë për të rregulluar shtëpinë.

Paga vjetore e tij si deputet i Kuvendit të Kosovës është 16 mijë e 524 euro ndërkaq bashkëshortja e tij e cila punon në një kompani sigurimesh merr 5400 euro pagë vjetore./Arbresh.info.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera