Lajme

Limaj: Çdo familje do ta ketë nga një anëtar të punësuar!

Autori: Gazeta inFokus 18:07 | 24 May 2017

Kreu i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj i cili sot ka nisur turin e takimeve me qytetarë për të shpalosur programin e partisë së tij për mandatin katër vjeçar nëse do të arrijë të dalë fitues në zgjedhjet e 11 qershorit.

Në këtë takim me qytetarë, Limaj deklaroi para tyre se prioritet i partisë së tij në qeverisje të vendit së bashku me PDK-në dhe AAK-në, parti këto me të cilat është në koalicion parazgjedhor, është punësimi i qytetarëve të vendit.

Asnjë familje në Kosovë nuk do të jetë pa një anëtar të punësuar. Këtu është pikënisja e NISMA-s për Kosovën, dhe ky është veprimi dhe angazhimi i parë që çdo familje në Kosovë që ta ketë së paku një të punësuar”, ka deklaruar ai.

-Advertisement-

Sipas Limajt, punësimi i një anëtari prej një familjes do të bëhet në bazë të qëndrueshmërisë finaciare të familjes e jo në bazë të simpative partiake.

“Nuk do të ketë punësim me ngjyra partiake, por vetëm nga ato familje që janë me nevojë”, tha ai

Po ashtu, Limaj përmendi edhe tri shtyllat e NISMA-s të cilat do të jenë prioritet i qeverisjes së partisë së tij me vendin në koalicion me PDK-në dhe AAK-në.

“Jo rastësisht e kemi zgjedhur Prizrenin për këto aktiviteti, pasi që ky qytet është lindja Nisma-s. Shtyllat kryesore e NISMA-s të cilat do të jenë prioritet janë, bujqësia, shëndetësia dhe reforma në drejtësi”, ka thënë ai.

Aktualisht janë mbi 25 mijë familje sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës që nuk kanë asnjë të punësuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera