Ligjin për burime të ripërtërishme të energjisë, Rizvanolli jep një lajm të mirë për sektorin privat
Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 24 October 2023
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, po shqyrton në parim projektligjin për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se ky ligj mundëson ndërtimin e kapaciteteve të reja.
“Ky ligj do të sjellë përfitime për sektorin privat. Të gjitha ndërmarrjet trajtohen barabartë, ku sjell kosto më të përballueshme për qytetarët. Skemat mbështetëse, tani do të ofrohen vetëm përmes një procesi të ofertimit. Prodhuesit e privilegjuar do të përzgjidhen përmes një ofertimi konkurrues”, tha ajo.
Para anëtarëve të këtij komisioni, ajo shtoi se ligji parasheh edhe mbështetjen e teknologjive inovative.
“Procedurat për amvisëri thjeshtëzohen në mënyrë që brenda për 30 ditësh të merret përgjigja. Një pjesë e sektorit që ka qenë e parregulluar, impiantet solare jo të lidhura në rrjet kanë qenë të pa raportuara, pa kurrfarë rregulle, me këtë ligj kemi vendosur një rregull të ri”, u shpreh ajo.
Kryetari i këtij komisioni, Ferat Shala nuk u pajtua me emërtimin e këtij ligji.
“Emrin nuk e ka ligji si duhet, më së paku ka promovim, po i humb materia e esencës së ligjit. Kur e sheh ligjin më së paku ka promovim, ka koordinim të institucioneve, gjithçka tjetër. Fjala promovim duhet të rishikohet”, u shpreh ai.
Të tjera
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...