Ligji për Mbrojte nga Dhuna në Familje cilësohet paragjykues
Autori: Gazeta inFokus
14:35 | 16 Nëntor 2017
Njohësit e të drejtave të njeriut thonë se Ligji për Mbrojtje nga Dhuna në Familje e konsideron fajtor të dyshuarin për kryerjen e saj.
Ligji për Mbrojtje nga Dhuna në familje ndonëse ka për qëllim që të përcaktojë masat që duhet të ndërmerren për mbrojtën e viktimave të dhunës dhe dënimin e personave përgjegjës, në terminologjinë e tij ka elemente që mund të bien ndesh me parimin e prezumimit të pafajësisë.
Ky përkufizon kryesin e dhunës si person i cili ka kryer një apo me tepër vepra të dhunës në familje kundër të cilit kërkohet urdhri për mbrojtje, urdhri për mbrojtje emergjente, ose urdhri për mbrojtjen e përkohshme emergjente.
Kjo bie në kundërshtim me parimin e prezumimit të pafajësisë sipas të cilit çdokush i akuzuar për vepër penale, konsiderohet të jetë i pafajshëm, derisa të mos dëshmohet fajësia e tij/saj, në pajtim me ligjin.
Ligji për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje mund të cilësohet paragjykues nga fakti se që nga faza e parë te rastet e dhunës në familje, e cila është inicimi i procedurës, e deri në fazën kur shpallet aktvendimi me të cilin caktohet urdhri për mbrojtje, personi konsiderohet si kryes i dhunës me çka atij i atribuohet përgjegjësia pa u vërtetuar gjendja faktike nëse ai ka kryer apo jo dhunën.
Një situatë e tillë po konsiderohet se shkel një të drejtë kushtetuese.
Korab Sejdiu, deputet i kuvendit të Kosovës dhe anëtar i Komisionit për Legjislacion për kallxo.com tha se me ketë term po shkelet parimi i prezumimit të pafajësisë, i cili është parim kushtetues dhe hyn në kuadër te të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
“Është e vërtetë se përkufizimi i ‘kryesit te dhunës është i mangët ne këtë nen. Një zbatim i tillë ndaj personave vetëm të dyshuar do të nënkuptonte shkelje te prezumimit te pafajësisë “ ,tha Sejdiu.
Se praktika e zbuluar nga monitorimi i rasteve të dhunës në familje nuk është në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe në kundërshtim me të drejtat e të dyshuarit, e thotë edhe avokatit i popullit Hilmi Jashari.
Jashari tha se askush nuk mund të konsiderohet kryes i dhunës pa u vërtetuar me vendim te gjykatës.
“Vetëm fakti se një person është i dyshuar ose kundër këtij personi është ngritur aktakuza, nuk do të thotë se ai është i fajshëm. Fajësia e personave kërkon një analizë dhe mund të shpallet vetëm me vendim të gjykatës”, tha Jashari.
Po ashtu edhe gjyqtari i specializuar për rastet e dhunës në familje Fatmir Baloku ka thënë se ky ligj paraqet shkelje te të drejtave të njeriut dhe do të ishte mirë që ky term të ndryshohej.
“Ky ligj është gabimisht dhe paraqet shkelje te të drejtave të njeriut, sepse përderisa personi nuk shpallet përgjegjës, fajtor për një vepër, është i pafajshëm, ndërsa me këtë ligj në momentin kur po iniciohet procedura kryesi po konsiderohet fajtor “, tha Baloku.
Në shumicën e rasteve të cilat I ka monitoruar BIRN në bashkëpunim me Rrjetin e Grave të Kosovës, pala e cila është cilësuar si kryes i dhunës ka hezituar që ta nënshkruajë procesverbalin pasi që nuk e konsideronte veten si kryes të saj dhe pa te drejtë merrej si kryes i dhunës.
Ky cilësim është paksa diskriminues pasi që po e vë në pikëpyetje barazinë e palëve në procedurë sepse qysh në fillim pa u administruar asnjë provë pala po konsiderohet kryes i dhunës, andaj do të ishte më e logjikshme sikurse të përdorej termi “i dyshuar” ngase do të ishte me i pranueshëm dhe nuk do t’i sillte në pozitë të sikletshme palët.

T� tjera
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...


































