Sport

Liga spanjolle denoncon PSG dhe City në UEFA

Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 04 September 2017

Besueshmëria e fair-play financiar është vënë në dyshim pas merkatos së fundit verore, ku janë bërë shpenzime të çmendura nga disa klube europiane. Më flagranti ishte ai i PSG, që ka investuar më shumë se 400 milionë euro për të marrë Neymar e Mbappe, por çështja nuk kap vetëm këtë skuadër.

E dëshmon lëvizja e Ligës në Spanjë, që i ka kërkuar UEFA-s të hapë një procedurë për të verifikuar, nëse edhe Manchester City ka shkelur rregullat. Presidenti i Ligës, Javier Tebas, ka thënë se City dhe PSG shfrytëzojnë ndihmën e shtetit dhe bëjnë false turnetë europianë, duke krijuar një spirale të rrezikshme, që po e dëmton shumë futbollin.

Manchester City ka shpenzuar rreth 255 milionë euro, duke shënuar një rekord europian, sepse formalisht PSG mbeti te 222 për Neymar (Mbappe erdhi hua dhe do të llogaritet vitin e ardhshëm). Skuadra e Guardiolës ka pronar një sheik nga Abu Dhabi, kurse PSG i përket emirit të Katarit.

-Advertisement-

Të premten që shkoi, Dhoma Investikative e Kontrollit Financiar të UEFA-s ka hapur një çështe formale për klubin francez, gjithmonë në lidhje me rregullat e fair-play-it financiar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera