Sport

Liga e Kombeve, zbulohet grupi i Kosovës dhe Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 11 October 2017

Kosova dhe Shqipëria kanë mësuar grupet për Ligën e Kombeve.

UEFA ka konfirmuar ndarjen përfundimtare të përfaqësueseve nëpër grupe, në katër Liga, për Ligën e Kombeve. Sipas renditjes së FIFA-së, Shqipëria do të jetë pjesë e Ligës C, derisa Kosova pjesë e Ligës D.

Skuadrat që do të jenë pjesë e Ligës C janë: Hungaria, Rumania, Skocia, Sllovenia, Greqia, Shqipëria, Norvegjia, Mali i Zi, Izraeli, Bullgaria, Finlanda, Qipro, Estonia dhe Lituania.

-Advertisement-

Ndërkohë, Kosova do të jetë pjesë e Ligës D, së bashku me Azerbajxhanin, Maqedoninë, Bjellorusinë, Gjeorgjinë, Armeninë, Letoninë, Ishujt Faroe, Luksemburgun, Kazakistanin, Moldavinë, Lihtenshtajnin, Maltën, Andorrën, San Marinon dhe Gjibraltarin.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera