Sport

Liga e Kombeve: Sot zhvillohen shtatë ndeshje, veçohet sfida Kosovë – Azerbajxhan

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 20 November 2018

Liga e Kombeve vazhdon edhe sot ( e martë) me ndeshjet e xhiros së fundit të fazës së grupeve.

Në orar sot, janë planifikuar të zhvillohen shtatë ndeshje, përfshirë katër ligat.

Vëmendjen kryesore shqiptarët e kanë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku Kosova pret Azerbajxhanin në ndeshjen e vlefshme për ‘Grupin 3’ në Ligën D.

-Advertisement-

‘Dardanët’ kanë nevojë për vetëm një pikë për të siguruar vendin e parë në grupin e tyre, vend që i dërgon në Ligën C për sezonin e ardhshëm, e po ashtu u jep të drejtën e zhvillimit të gjysmëfinales për kualifikim në Kampionatin Evropian.

Në anën tjetër, ndeshja e vetme që luhet nga Liga A, është ajo mes Portugalisë dhe Polonisë.

Ndeshjet që luhen sot në Ligën e Kombeve i gjeni në fotografinë e mëposhtme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta ekstreme e majit – dyshek memory 100€ më lirë!
-Advertisement-

Të tjera