Sport

Liga e Kombeve, Mancini i ka idetë e qarta kundër Polonisë

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 07 September 2018

Italia po përgatitet për t’u konfrontuar me Poloninë në ndeshjen e parë Ligën e Kombeve, e trajneri i të kaltërve shprehet se i ka idetë e qarta mbi 11-shen që do të zbresë në fushë.

“Formacionin e kam vendosur, por fillimisht do ua them lojtarëve”, ka deklaruar Mancini në konferencën për shtyp para sfidës kundër Polonisë që do të zhvillohet në stadiumin “Renato Dell’Ara” të Bolonjas në 20:45.

I ngacmuar nga gazetarët duket se Baloteli e ka të sigurt vendin si titullar, pasi siç shprehet ai: “Gjendja e Balotelit nuk më shqetëson, të gjithë kanë luajtur pak dhe do të bëj edhe zëvendësime kur ta shoh të nevojshme”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera