Sport

Liga e Kombeve, Franca përballet me Holandën

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 09 September 2018

Parisi pret sot heronjtë e saj për ndeshjen e Ligës së Kombeve. Franca, kampione e botës do të luajë sfidën e parë të shtëpisë në këtë kompeticion, pikërisht në Stade de France ku ajo do të presë përfaqësuesen e Holandës. Gjelat vijnë në këtë ndeshje pas barazimit 0-0 me Gjermaninë në Mynih, një barazim i fituar kryesisht pas pritjeve të shkëlqyera portierit Areola në disa raste.

Mbrëmja e sotme do të jetë festive pasi Franca do të bëjë edhe paradën e saj me Kupën e Botës në prag të kësaj ku të pranishëm do të jenë edhe Lloris e Mandanda që gjithsesi nuk do të jenë në fushën e lojës ndaj tulipanëve, një ndeshje që duhet fituar.

Për këtë përballje Deschamps duket se ka vendosur që të bëjë disa ndryshime. Aerola do të konfirmohet në portë, ndërkohë që këtë radhë në fushën e lojës pritet të jetë Mendy në vend të Lukas Hernandez përsa i përket mbrojtjes. Në mesfushë do jenë Pogba e Kante së bashku me Tolisso, ndërsa në sulm Dembele pritet të aktivizohet që nga minuta e parë. Nga ana e saj, Holanda që vjen pas fitores në miqësoren me Perunë dhe pa Sneijder që i dha lamtumirën kombëtares, pritet të luajë me skemën 3-5-2 ku bie në sy aktivizimi i të riut Frenkie De Jong në vend të Kevin Strootman.

-Advertisement-

Në orën 18:00 do të luhet edhe ndeshja mes Danimarkës dhe Uellsit. Skuadra nordike do të ketë në dispozicion futbollistët titullarë të saj, të cilët kanë arritur një akord të përkohshëm më drejtuesit e Federatës për çështjen e kontratës së sponsorizimit, një akord që do të qëndrojë në fuqi deri në 30 shtator edhe pse palët do të rinisin bisedimet për këtë çështje ditën e hënë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera