Sport

Liga e Kampionëve, Bayerni mund të sigurojë eliminatoret me fitore kundër Benficas

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 02 November 2021

Gjigandi gjerman Bayern Munich do të zhvillojë sot ndeshje si vendas kundër Benficas, e vlefshme kjo për xhiron e katërt të Grupit E të Ligës së Kampionëve.

“Bavarezët” kanë mundësinë që sot të sigurojnë kualifikimin tutje për në fazën e eliminatoreve, nëse arrijnë të arkëtojnë tre pikët e plota kundër skuadrës portugeze, përcjell KosovaPress.

Në xhiron e fundit të kësaj gare, të dy skuadrat u përballën mes vete, ku Bayerni shënoi fitore të thellë me rezultat 4:0 në stadiumin “Da Luz” të Lisbonës.

-Advertisement-

Pas tre xhirove të zhvilluara, Bayerni zë vendin e parë në Grupin E me gjithsej nëntë pikë, pesë sosh më shumë se kundërshtari i sotëm Benfica.

Në ndeshjen e sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku te Bayerni do të mungojnë Choupo-Moting dhe Ulreich, kurse te Benfica nuk do të paraqiten Almeida, Dias, Lazaro, Pinho dhe Seferovic.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Bayern Munich (4-2-3-1): Neuer; Pavard, Sule, Upamecano, Davies; Kimmich, Sabitzer; Sane, Muller, Coman; Lewandowski

Benfica (3-4-3): Vlachodimos; Verissimo, Otamendi, Vertonghen; Goncalves, Weigl, Mario, Grimaldo; Silva, Yaremchuk, Nunez

Grupi E

21:00 Bayern Munich – Benfica (Stadiumi Allianz Arena)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera