Lifestyle

Lidhja juaj është toksike? Mësoni çfarë po ndodh në raportin tuaj

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 27 June 2023

Marrëdhëniet toksike mund t’ju bëjnë të pyesni veten nëse meritoni dashuri. Pjesa më e frikshme është se mund të ndodhë pa e vënë re dhe pa e kuptuar. Pse? Sepse ju gjithmonë dëshironi ta shikoni partnerin me sytë e zemrës. Ama, e vërteta është shumë larg.

Gjatë gjithë kohës, jeni ju ajo që jepni më shumë në këtë lidhje dhe asnjëherë nuk merrni diçka në këmbim. Jo vetëm gjëra materiale, por jeni aty gjatë gjithë kohës për të dashurin tuaj, ndërkohë që ai nuk ka të njëjtin përkushtim ndaj jush.

Të japësh dhe të marrësh në një lidhje

-Advertisement-

Edhe në lidhjen më perfekte, nuk ka një bilanc të barabartë mes asaj që japim dhe asaj që marrim. Njëri nga partnerët është gjithmonë më i kujdesshëm ndaj tjetrit dhe kjo gjë mund të jetë edhe e dukshme. Mirëpo, ka edhe nga ata që e marrin për të mirëqenë që partneri/partnerja janë të kujdesshëm dhe nuk përpiqen të japin më shumë. Në fillim, ndihma juaj mund të vlerësohet, por më pas bëhet diçka e zakonshme. Ata mund të fillojnë të përfitojnë nga ju dhe kështu përfundoni duke i zgjidhur problemet e tyre gjithmonë.

Shenjat që tregojnë se ju jeni ai/ajo që po bëni më shumë në një lidhje:

– Ju ndiheni përgjegjës për partnerin tuaj dhe ndjeni nevojën për ta ndihmuar atë.

– Për çdo problem që kanë, ju mendoni se ata nuk do të mund ta përballojnë pa ju. Ndjeni që partneri do të ishte i humbur pa ju dhe nuk mund ta lejoni të ndodhë diçka e tillë.

– Nevojat e partnerit tuaj vijnë së pari. Ju shpenzoni shumë kohë për problemet e tij dhe shpesh vendosni mënjanë problemet dhe përgjegjësitë tuaja.

– Ju mendoni se nëse nuk do ta ndihmoni më partnerin tuaj, ai nuk do të dojë ta vazhdojnë lidhjen me ju.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera