Lajme

Lideri i Hamasit raportohet se u vrạ në rezidencën e tij në Teheran, Hamasi dhe Irani fajësojnë Izraelin për sulmịn

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 31 July 2024

Lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh është vrarë, sipas Hamasit dhe Gardës Revolucionare të Iranit. Izraeli nuk ka bërë ende asnjë koment për vrasjen e Haniyeh, por në një deklaratë, Hamasi e akuzoi Izraelin për sulmin. Associated Press raporton se analistët e televizionit shtetëror iranian gjithashtu kanë filluar ta fajësojnë Izraelin për sulmin.

Në deklaratën e Hamasit thuhet se grupi po mban zi për Haniyeh “i cili vdiq si rezultat i një sulmi tradhtar sionist në rezidencën e tij në Teheran, pasi mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri iranian”.

Vrasja u raportua në televizioni iranian të mërkurën herët në mëngjes. Në një deklaratë, Garda Revolucionare e Iranit tha se se “shkaku dhe dimensionet e këtij incidenti janë duke u hetuar dhe rezultatet do të shpallen më vonë”, shkruan The Guardian.

-Advertisement-

Garda Revolucionare e Iranit tha se Haniyeh ishte shënjestruar në rezidencën e tij së bashku me një truproje iraniane. Ai tha se ai kishte qenë në Iran për të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit Masoud Pezeshkian dhe se rrethanat e “incidentit” po hetoheshin.

Zyrtari i lartë i Hamasit, Moussa Abu Marzouk tha se vdekja e Haniyeh është “veprim frikacak që nuk do të mbetet i pandëshkuar”, sipas televizionit Al-Aqsa të drejtuar nga Hamasi. Një tjetër zyrtar i Hamasit, Sami Abu Zuhri, i ka thënë Reuters se vrasja është një përshkallëzim i rëndë që nuk do t’i arrijë qëllimet e tij.

Mohammed Ali al-Houthi, kreu i Komitetit Suprem Revolucionar Houthi të Jemenit e quajti vrasjen e Haniyeh një “krim të tmerrshëm terrorist”, sipas Reuters dhe “një shkelje flagrante të ligjeve dhe vlerave ideale”.

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas e ka dënuar ashpër vrasjen, njoftoi agjencia shtetërore palestineze e lajmeve Ëafa. Fraksionet kombëtare dhe islamike palestineze kanë bërë thirrje për një grevë të përgjithshme dhe demonstrata masive në përgjigje të vrasjes.

Edhe pse Izraeli nuk ka komentuar zyrtarisht, disa ministra izraelitë kanë reaguar ndaj vrasjes së Haniyeh. Ministri i trashëgimisë, Amichay Eliyahu, festoi vrasjen e tij, duke shkruar në X: “Vdekja e Haniyeh e bën botën pak më të mirë” dhe se kjo është “mënyra e duhur për ta pastruar botën nga ky pisllëk”.

Shlomo Karhi, ministri i komunikimeve, shkroi në X: “Po, të gjithë armiqtë e tu do të humbasin, o Zot”, megjithëse postimi u duk se u fshi më vonë.

Amichai Chikli, ministër i çështjeve të diasporës dhe luftimit të antisemitizmit, postoi një video të liderit të Hamasit në X me mbishkrimin, “Kujdes çfarë dëshironi”.

Haniyeh ishte shefi politik në mërgim i grupit militant dhe kishte kaluar shumë nga koha e tij vitet e fundit në Katar. Gjatë luftës Izrael-Gaza ai kishte vepruar si negociator në bisedimet e armëpushimit dhe ishte lidhur me aleatin kryesor të Hamasit, Iranin. Ai u fotografua në Teheran të martën duke u takuar me Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ali Khamenei dhe sekretarin e përgjithshëm të Lëvizjes Palestineze të Xhihadit Islamik, Ziyad al-Nakhalah.

Vdekja e Haniyeh erdhi vetëm disa orë pasi Izraeli pretendoi se vrau komandantin e lartë ushtarak të Hezbollahut, Fuad Shukur, në një sulm ajror në një periferi jugore të Bejrutit, si hakmarrje për një sulm me raketë në fundjavë nga i cili u vrabë 12 fëmijë. si hakmarrje për një sulm me raketë që vrau 12 fëmijë.

Ekziston frika se vrasjet mund t’i përshkallëzojnë tensionet midis Izraelit, Hezbollahut dhe Iranit, duke kërcënuar SHBA-në që ta udhëheqë një përpjekje diplomatike globale për ta parandaluar një konflikt të plotë rajonal.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera