Lajme

Liburn Aliu publikon disa dokumente, fton kompanitë që të japin propozime për rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 22 March 2023

Liburn Aliu publikon disa dokumente, fton kompanitë që të japin propozime për rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Ministri Liburn Aliu ka njoftuar se përfundimi i rrugës Prishtinë-Mitrovicë do të zgjasë 25 muaj, pra dy vite

Ai përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se sot është publikuar Njoftimi Specifik për Prokurim për Shërbimet Konsulente për Rishikim të Dizajnit dhe Mbikëqyrjen e Punëve Ndërtimore në këtë rrugë dhe ka ftuar kompanitë që t’i dorëzojnë propozimet.

-Advertisement-

Postimi i tij i plotë:

Sot është publikuar Njoftimi Specifik për Prokurim për Shërbimet Konsulente për Rishikim të Dizajnit dhe Mbikëqyrjen e Punëve Ndërtimore në Rrugën N2 Prishtinë – Mitrovicë, me gjatësi 9.78 km.

Shërbimet do të mbulojnë një përiudhë prej njëzet e pesë (25) muaj kalendarik nga data e fillimit ku përfshihen:

3 muaj shqyrtimin e dizajnit, përgatitjen e dosjes së tenderit, procedurat e prokurimit dhe vlerësimin e ofertave, 20 muaj periudha e mbikëkqyrjës se punimeve dhe 2 muaj periudha e finalizimit të projektit.

Ftohen të gjitha Kompanitë konsulente ndërkombëtare dhe vendore të interesuara që ti dorëzojnë propozimeve e tyre.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera