Lajme

Liburn Aliu për dënimin e Pjetër Shalës: Një tjetër padrejtësi e madhe ndaj gjithë kombit tonë

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 17 July 2024

Ish i burgosuri politik në kohën e regjimit serb, tash ministër në qeverinë e Kosovës, Liburn Aliu ka reaguar pas dënimit me 18 vite burgim të Pjetër Shalës nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Aliu e konsideron vendimin një padrejtësi të madhe ndaj gjithë kombit tonë.

“Edhe një tjetër padrejtësi e madhe e rradhës ndaj gjithë kombit tonë, dënimi i rëndë e i pamerituar ndaj Pjetër Shalës. Ashtu siç ishim kundër Gjykatës Speciale kur themelimi i saj u propozua në Kuvend atëherë, dhe sot po kuptohet, fatkeqësisht, se kishim plotësisht të drejtë. Qëndrojmë gjithnjë në mbrojtje të luftës çlirimtare, të UÇK-së, të shqiptarëve e të historisë sonë. Lavdi luftës së pastër së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruajtur Aliu në profilin e tij në Facebook.

-Advertisement-

Pjetër Shala i njohur në luftë me nofkën “Komandant Ujku”, u dënua nën akuzat për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje në fabrikën e metalit në Kukës. Sipas aktakuzës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, kjo fabrikë ishte përdorur nga UÇK-ja si qendër paraburgimi.

Në shpalljen e aktgjykimit, Gjykata theksoi se pika e aktakuzës së trajtimit mizor është mbuluar me akuzën për torturë. /Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera