Liburn Aliu lajmërohet me statistika të anulimeve të fluturimeve dy javë pasi tha se diçka e tillë ka mbetur në histori
Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 02 January 2025
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, më 19 dhjetor kishte publikuar një fotografi të tij nga Aeroporti i Prishtinës, duke thënë se kohët kur anuloheshin fluturimet për shkak të motit të keq tashmë i përkasin historisë.
Por s’kanë shkuar as dy javë dhe në aeroportin e Prishtinës janë anuluar disa fluturime për shkak të motit të keq dhe mjegullës. Pas kësaj situate të krijuar përsëri është lajmëruar ministri Liburn Aliu duke arsyetuar anulimin e fluturimeve.
Sipas tij, fluturimet me pilotë të certifikuar për përdorimin e sistemit të aterimit ILS CAT IIIb kanë aterruar në aeroport, derisa ata pa certifikim janë anuluar ose devijuar. Aliu ka treguar se 46 shkuarje e ardhje janë realizuar me sukses, derisa 12 fluturime në ardhje janë anuluar.
“Aeroporti i Prishtinës është në shërbim gjatë tërë kohës, pasi ka të instaluar dhe funksional sistemin e avancuar të aterrimit ILS CAT IIIb, i cili mundëson aterrime edhe në kushte të mjegullës së dendur, deri në dukshmëri minimale prej 50 metrash.
Fluturimet me pilotë të certifikuar për përdorimin e këtij sistemi kanë aterruar me sukses, ndërsa ato fluturime pa certifikimin e nevojshëm janë anuluar ose devijuar.
46 ardhje-shkuarje jane realizuar me sukses, deri sa 12 jane anuluar ne ardhje”, ka shkruar Aliu./GazetaExpress
Të tjera
-
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Avokati i Nasim Haradinajt, i cili e përfundoi dënimin prej 4 vjet e 3 muaj b...
-
Deklarata e Kurtit për fenë dhe identitetin shqiptar, Kelmendi: Është skandaloze, fyese e nënçmuese
Kryetari i FJALËS, Gëzim Kelmendi, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeminis...
-
KFOR s’ka ndryshuar qëndrim: Hapja e urës tani i vë në rrezik të panevojshëm ushtarët dhe komunitetet lokale
Gjenerali Enriko Borduani, komandanti i KFOR-it, është deklaruar për një nga ...
-
Kurti në “The New York Times”: Për identitetin shqiptar, feja s’ka qenë asnjëherë parësore
Gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times” ka shkruar sot për konvert...
-
Morën leje për sjellje të mirë, si u arratisën shqiptarët e rrezikshëm nga burgu
Dy të burgosur shqiptarë, Lefter Toçi dhe Romeo Qosja, kanë arritur të arrati...
-
Apel i policisë: Shmangni Merdaren, përdorni vendkalimet e tjera kufitare
Për shkak të pritjeve të gjata në vendkalimin kufitar në Merdar, Policia e Ko...
-
Krijohen kolona të gjata në pikat kufitare, deri në pesë orë pritje në Merdarë
Në pikat kufitare në dalje të Kosovës këtë të shtunë ka kolona dhe pritje të...
-
Joe Biden nderon Hillary Clintonin me “Medaljen e Lirisë”
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka ndarë Medaljen Presidenciale të Lirisë, nd...
-
Mali i Zi: Homazhe për 12 viktimat e sụlmit me ạrmë ditën e Vitit të Ri
Në Cetinjë të Malit të Zi u mbajtën sot homazhe për 12 personat që u vranë gj...
-
Pas patrullimit të ushtarëve amerikan në veri, KFOR-i del me një komunikatë
KFOR, misioni i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se ushtarët amerikanë të K...
-
Kurti në “The New York Times”: Për identetin shqiptar, feja s’ka qenë asnjëherë parësore
Gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times” ka shkruar sot për konvert...
-
Rama: Lokacioni dhe plani për palestrën multisportive janë refuzuar katër herë nga asambleistët e Vetëvendosjes
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i ka reaguar Ministrit Hajru...