Lajme

Liburn Aliu flet për herë të parë për mos përfshirjen e tij në listën e kandidatëve të VV-së për deputetë

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 20 December 2024

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka folur për herë të parë për mos kandidimin e tij për deputet nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

Aliu ka mohuar mospajtimet me partinë, duke thënë se është një vendim i tij që të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Vendim i imi ka qenë, nuk është se është marr tash së voni. Njëjtë siç ka qenë vendim i imi për të mos qenë pjesë e kryesie në tetorin e vitit 2022”, ka thënë shkurt Liburn Aliu para mediave.

-Advertisement-

Ai ka folur në përurimin e rrugës Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë, segmenti Stanovc – hyrja e Vushtrrisë.

Në përurim ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. /Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera