Lajme

Libri i llogarive zbuloi xhiron e drogës, 9 shqiptar në pranga

Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 20 September 2017

Nëntë shqiptare dhe nje italian jane arrestuar ne Milano, si pjese e dy familjeve që drejtonin trafikun dhe shpërndarjen e drogës.

milano

 

-Advertisement-

Mediat italiane bejne me dije se policia ka ekzekutuar në Legnano dhe në provincat e Vareses e Torinos një urdhër arresti të Prokurorisë së Busto Arstizio për 10 persona, 9 prej tyre shtetas shqiptar dhe një italian të moshave nga 22 deri në 54 vjeç.

Sipas hetimeve, ne mbikeqyrje ishin vene dy familje që vepronin në Volla Cortese dhe San Giorgio su Legnano, në Milano dhe akuzohen për trafik dhe shpërndarje droge të disa llojeve.

Gjatë hetimit që ka zgjatur rreth 8 muaj është sekuestruar dhe një libër me llogaritë financiare të aktivitetit kriminal.

Hetuesit thone se nga shqyrtimi qe iu be librit doli ne pah se droga e shitur nga kjo bandë kishte sjellë rreth 2 milionë euro të ardhura.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera