Liberia rikonfirmon njohjen e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
14:04 | 22 June 2018
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se Qeveria e Republikës së Liberisë nëpërmjet një deklarate zyrtare për media “ka hedhur poshtë raportet në disa media ndërkombëtare dhe sociale për revokimin e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Kosovës”.
“….Liberia ishte njëri nga vendet e para, që njohu sovranitetin e Kosovës me 30 Maj 2008, pas shpalljes së deklaratës së Pavarësisë dhe mbetet e përkushtuar tek Deklarata e Përbashkët mbi Vendosjen e Marrëdhënieve Diplomatike. Të dy vendet vazhdojnë të gëzojnë besim të ndërsjellë dhe miqësi”, thuhet në deklaratën për shtyp të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Liberisë, e cila mund të gjendet më poshtë.
Kjo deklaratë është një dëshmi bindëse kundër lajmeve të rreme dhe propagandës së egër dhe të vrazhdë serbe kundër Kosovës, ashtu siç u dëshmua me shtetin e Guinea Bissau, Ganën dhe vende të tjera.
Ndryshe ditë më parë mediat serbe raportuan se ministri i Punëve të Jashtme i Liberisë, Gbezongar Milton Findlay i dorëzoi homologut të tij serb, Ivica Daçiq notën mbi tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe erëra ende paksa të ftohta n...
-
“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku
Ish-ministri i Brendshëm nga radhët e LDK-së dhe ish kryetari i Podujevës, Ag...
-
“LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn”
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 tha se gjatë javëve të ...
-
Deda: Nëse Hoti ka prit që LDK-ja i merr 200 mijë vota, le të na tregon qysh
Analisti politik, Ilir Deda, ka folur për pakënaqësitë e deputetit Avdullah H...
-
Vetëvendosje akuzon PZAP’në se legalizoi “keqpërdorimet e votave me postë”, paralajmërojnë ankesë në Supreme
Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë në detyrë, ka reaguar në lidhje...
-
Ukë Rugova: LDK është parti e hapur – përçarje nuk ka, Abdixhiku e ka përkrahjen e plotë të familjes sonë
Ukë Rugova, djali i presidentit Ibrahim Rugova, është pyetur për “përçarjen b...
-
Ministria e Pecit pagoi 66 mijë euro për t’i larguar mobiliet që nuk ekzistonin në objektin ku pati selinë AAK-ja
Ministria e Bujqësisë ka paguar 66 mijë euro për heqjen e mobilieve nga secil...
-
“Telenovela” politike, Rama sfidon Bashën po me këngë të Unikatilit
Në një replikë të fundit që ka shoqëruar diskursin politik të ditës, Kryemini...
-
VV paralajmëron ankesë në Supreme për votat e LDK-së me postë
Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Supreme pasi Paneli ...
-
Ambasada e Kosovës në Londër ofron ushqime tradicionale: Diplomatët njohën pasurinë e trashëgimisë sonë
Ambasada e Kosovës në Londër ka bërë të ditur se Ministria e Jashtme e Britan...
-
“Nëse veç një njeri thotë se Nexhati u kanë e ka pa me Bedri Rexhepin qetash nënshkruaj për burgim të përjetshëm”, Vllasaliu mohon se ka marrë pjesë në vrasjen e biznesmenit
Prishtinë- I akuzuari Nexhat Vllasaliu të mërkurën në Gjykatën Themelore në P...
-
Vuçiq diskuton për bashkëpunimin e Serbisë me NATO-n dhe çështje të zgjerimit me zyrtarët në Bruksel
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të mërkurën se ka një mori çështj...