Lajme

Liberalizimi i vizave për Kosovën – Qeveria themelon një mekanizëm për kontroll të lëvizjeve

Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 13 December 2023

Nga 1 janari qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Shengen.

Në mënyrë që të menaxhohet trendi i lëvizjes së qytetarëve, Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim që ta themelojë Mekanizmin e Paralajmërimit të Hershëm.

“Ky mekanizëm në përbërje është ndërinstitucional dhe ka për qëllim të analizojë trendet e lëvizjeve migratore pas liberalizimit dhe të analizojë të dhënat dhe të rekomandojë marrjen e masave që procesi të menaxhohet suksesshëm”, është shprehur zëvendësministri i Brendshëm, Bardhyl Dobra para miratimit të vendimit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera