Liberalizimi i vizave për Kosovën në margjinat e Samitit të BE-së

Autori: Gazeta inFokus
15:49 | 22 June 2022
Disa diplomatë të vendeve të Bashkimit Evropian vazhdojnë të thonë se vendet e tyre po bëjnë përpjekje që nga Samiti i BE-së, që do të zhvillohet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel, të shprehet mbështetje e qartë politike për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Kjo do të shërbente pastaj si një pikënisje për procedurën, e cila do të inicohet në grupet punuese të Këshillit, ku edhe do të merreshin vendimet.
Komisioni Evropian që nga viti 2018 ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe ka rekomanduar heqjen e vizave.
Komisioni këtë qëndrim e ka përsëritur edhe në pranverë të këtij viti.
Ndërkohë, edhe Parlamenti Evropian ka mbështetur dhe ka dhënë pëlqimin e vet për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Mbështetjen e Parlamentit Evropian e ka përsëritur të mërkurën edhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, pas takimit që ka pasur me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Metsola ka shkruar në Twitter se “liberalizimi i vizave duhet të ndodhë pa vonesa”.
Por, çështja gjithmonë ka mbetur e bllokuar në Këshillin e BE-së.
Tash, pasi çështja është ngritur në nivelin më të lartë politik dhe liberalizimin e vizave e kanë mbështetur disa liderë të vendeve anëtare edhe publikisht, janë rritur gjasat që të nisë pocedura.
Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk ka qenë i paraparë që të jetë formalisht në agjendë, por është përmendur mundësia që të shprehet mbështetje politike
Një zyrtar i lartë i BE-së, i cili foli me gazetarët për përgatitjen e samitit, tha se “nuk përjashtohet mundësia që dikush nga liderët ta ngrisë këtë çështje në takimin e Këshillit Evropian”, por shtoi se “nuk ka indikacione të qarta sipas së cilave do të mund të thuhet se heqja e regjimit të vizave do të ndodhë”.
Në pyetjen se a kanë hequr dorë nga kundërshtimi i tyre vendet si Franca dhe Holanda, ai tha se “për këtë duhet pyetur Francën dhe Holandën”.
Burimet diplomatike vazhdojnë të thonë se, pa marrë parasysh se a do të përmendet apo jo formalisht në ndonjë deklaratë nga BE-ja, çështja e liberalizimit nuk përjashtohet që të zhbllokohet dhe të nisë procesi në grupet përkatëse punuese të BE-së.
Por, kjo është një procedurë që zgjat dhe nuk mund të paragjykohet afati kohor se kur do të mund të ndodhë.
Në samitin e Bashkimit Evropian, do të përsëritet përkushtimi i BE-së për perspektivën e anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa do t’u ndahet statusi i kandidatit dy vendeve, Ukrainës dhe Moldavisë./rel

Të tjera
-
Aktivisti i Vetëvendosjes jep dorëheqje nga partia: U thirrëm për drejtësi, jetojmë me padrejtësi
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kamenicë, Besard Isufi, ka njoftuar dorë...
-
Aksident trafiku mes dy veturave në hyrje të qytetit të Skenderajt
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në hyrje të qytetit të Sken...
-
Kurti publikon fotografi nga Liqeni i Ujmanit, jep detaje nga vizita e paparalajmëruar
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot hapësirat e Nd...
-
Përurimi i Stacionit Policor në Zveçan, Sveçla: Aty do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkruar për përur...
-
PDK në Drenas propozon sërish Lladrovcin kandidat për kryetar komune
Partia Demokratike e Kosovës në Drenas e ka propozuar sërish Ramiz Lladrovcin...
-
Përfaqësuesit e ‘Liria ka emër’ thërrasin konferencë për media, nuk dihet arsyeja
Organizatorët e platformës ‘Liria ka emër’ kanë thirrur konferencë për media ...
-
Ngërçi politik, Presidentja nuk tregon pse nuk po i vazhdon takimet
29 tentimet në Kuvendin e Kosovës dhe pamundësia në formimin e institucioneve...
-
Matoshi për Kurtin: Po i intereson komoditeti me xhipa të zi
Analisti politik, Halil Matoshi teksa fliste mbi paralizën poltikë në vend, a...
-
Dërguti: Edi Rama i vetmi që flet kundër padrejtësive të Hagës
Analistja Aida Dërguti në “Rubikon” në Klan Kosova, tha se në rrafshin diplom...
-
Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri
Jemi gati t’i japim tre votat tona për në Kuvend dhe jo t’i kërkojmë vend në ...
-
Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare bashkë me ato lokale, Cakolli shpjegon tri opsione kushtetuese
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), pas caktimit të 12 te...
-
Zafir Berisha largohet nga Nisma Socialdemokrate
Ish-deputeti Zafir Berisha, ka njoftuar se është larguar nga NISMA Socialdemo...