Lajme

Lezhjani rrezikon jetën, por shpëton 2 turiste kosovare në Shëngjin

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 19 August 2018

Mes gjithë problemeve që turizmi shqiptar ofron, mund të gjesh edhe raste të personave që punojnë me devotshmëri duke fshirë njollat e zeza që veshin këtë sektor. I tillë është rasti i Lucjano Markut (djalit në foto), i cili ka rrezikuar jetën e tij për të shpëtuar nga mbytja dy vajza të moshës 14 dhe 15 vjeçe.

Lucjano punon si vrojtues plazhi tek Rana e Hedhun në Shëngjin. Ditën e djeshme gjatë punës ai pa një grup të rinjsh që po lundronin me një varkë, që u përmbys në det nga numri i lartë i personave që ndodheshin në të.

Mjeti lundrues u përmbys jashtë zonës së sigurisë për notim, por Luciano nuk nguroi të zhytej pavarësisht distancës së largët dhe i shpëtoi jetën dy turisteve nga Kosova.

-Advertisement-

Ai arriti ti rikuperonte në kohë të dy vajzat që nuk dinin të notonin dhe ti nxirrte në breg duke rrezikuar jetën e tij.

Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë” raporton se gjatë transportit të vajzave, Luciano kishte pirë mjaft ujë, por sërish nuk u dorëzua duke arritur që t’i mbante të dyja vajzat pa u fundosur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera