Sport

Lewandowski nuk është në shitje

Autori: Gazeta inFokus 07:57 | 02 August 2018

Kryeshefi ekzekutiv i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, është shprehur se sulmuesi i tyre Robert Lewandowski nuk është në shitje.

“Dera jonë mbetet e mbyllur, top-lojtarët që kemi në Bayern Munich do të qëndrojnë këtu”, tha Rummenigge.

Rummenigge, sipas Sky Sport ka deklaruar se asnjë çmim nuk do të mjaftonte për ta lejuar largimin e sulmuesit polak nga Allianz Arena.

-Advertisement-

“Me Robertin, ne duam të dërgojmë një sinjal për njerëzit brenda dhe jashtë klubit: Bayern Munich janë krejtësisht të ndryshëm nga klubet e tjera që dobësohen kur përmenden shuma të caktuara”, shtoi ai.

Chelsea dhe Real Madridi ishin të interesuara për shërbimet e Lewandowskit, transmeton Klan Kosova.

Lewandowski ishte golashënuesi më i mirë në Bundesliga sezonin e kaluar me 29 gola. Ai ka një kontratë në Bayern deri më 2021.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera