Lewandowski “makineri” golash, “frikëson” Messin e Ronaldon
Autori: Gazeta inFokus
11:08 | 19 December 2019
Askush si ai në Europë. Një fillim mbresëlënës i sezonit, që për nga statistikat do ta kishin zili edhe “yjet” e futbollit, Messi e Ronaldo.
Robert Lewandowski rrumbullakosi shifrën e 30 golave zyrtarë në ndeshjen e parafundit të vitit 2019 me Bayernin, pa llogaritur “rrjetat” e tij me Poloninë, çka do ta bënte më të jashtëzakonshme ecurinë e tij si golashënues.
Sulmuesi polak po regjistron numra, që i kanë arritur vetëm dy legjenda të gjalla të mijëvjeçarit të ri: Cristiano Ronaldo (në kohën e Realit) dhe Lionel Messi (te Barcelona).
Golashënuesi më i mirë i bavarezëve dhe i Bundesligës, Lewandowski, shënoi golin e tij të 30-të në katër muaj, duke dyfishuar finalizimet e të njëjtës periudhë nga Messi dhe CR7. 14 gola deri më tani për Messin, 12 për Cristiano Ronaldon, duke marrë parasysh gjithmonë garat e ndryshme. I vetmi që mund t’i afrohet Lewandowskit në pesë kampionatet e mëdha europiane është Timo Werner. Ai ka shënuar 23 gola për Lepzigun. Në podium ngjitet edhe Immobile, me 19 gola.
Me këtë mesatare të deritanishme realizimesh, Leëandoëski mund të arrijë 60 gola në fund të sezonit ose atë që bëri nga Cristiano Ronaldo dhe Messi në dy raste. Për argjentinasin, rekordi i 73 golave në një sezon duket i paarritshëm, por ish-sulmuesi i Borussia Dortmundit mund ta provojë, duke shënuar në çdo konmpeticion ku merr pjesë.
Rekordi i tij personal i 43 golave në një vit të vetëm nuk është më i paarritshëm, polaku mund ta tejkalojë veten që në janar.

T� tjera
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...































