Sport

Lewandowski, i zemëruar me taktikat mbrojtëse të trajnerit Kovac

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 14 March 2019

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, ka fajësuar taktikën mbrojtëse të Niko Kovac për eliminimin nga Liga e Kampionëve, në duart e Liverpool-it. Kampioni i Bundesligës siguroi një barazim 0-0 në ndeshjen e parë në “Anfield”, por u mposht 3-1 në kthimin e të mërkurës.

Megjithëse bavarezët barazuan përkohësisht 1-1, ata ishin të detyruar të sulmonin ende, duke e ditur se një rezultat i tillë do ta shihte Liverpool-in në çerekfinale. Dhe miqtë përfundimisht do ta siguronin vendin e tyre në tetë skuadrat më të mira të Europës përmes golave të Virgil van Dijk dhe Mane, duke fituar 3-1.

Lewandowski ishte i mërzitur pas ndeshjes dhe vuri në dukje mungesën e qasjes sulmuese në të dyja ndeshjet si arsye kryesore pse të tijtë janë jashtë Europës. “Në ndeshjen e parë nuk kemi sulmuar mirë, nuk kemi luajtur përpara dhe kështu nuk kishte si gjendej goli”, – tha sulmuesi polak për “Bein Sports”.

-Advertisement-

Po kështu, sulmuesi kryesor bavarez nuk mendon se skuadra e tij sulmoi mjaftueshëm edhe gjatë ndeshjes së dytë, në shtëpi: “Sonte mendoj se nuk kemi tentuar të luajmë në ofensivë dhe të përpiqeshim të shënonim gola, sepse nuk kemi pasur shumë shanse. Ky ishte problemi ynë. Ishim duke luajtur në shtëpi, por kjo nuk dukej në fushë. Për këtë arsye Liverpool-i na mundi. Jam i zemëruar, sepse duhet të bënim më mirë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera