Lëvizja për Bashkim: Kjo situatë vjen si rrjedhojë e një çështjeje të pazgjidhur

Autori: Gazeta inFokus
13:45 | 06 November 2022
Lëvizja për Bashkim vlerëson se dorëheqja e serbëve nga institucionet e Republikës së Kosovës ka ardhë si rrjedhojë e çështjes së pazgjidhur të veriut.
Sipas Lëvizjes për Bashkim, “dialogu i vendosur në binarë të gabuar as nuk ka prodhuar, e as nuk pritet të prodhojë ndonjë zgjidhje që do t’i jepte fund mundësisë së tensionimit të situatës”.
Tutje, LB vlerëson se “dialogu i vendosur mbi bazën e reciprocitetit në të drejta deri në ripërcaktim të kufijve dhe shmangia e bisedimeve për çështje të brendshme me Serbinë, është rruga e duhur për t’iu dhënë fund tensionimeve të herëpashershme dhe për t’i dhënë vendit e kombit një zgjidhje të përhershme”.
Reagimi i plotë:
Situata e nderë në veri, rrjedhojë logjike e një situate të pazgjidhur
Që nga shpallja e pavarësisë, në vazhdimësi e jo rrallë herë, kemi pasur tensionime e përshkallëzime të situatës në veri të Kosovës.
Kjo situatë vjen si rrjedhojë e një çështjeje të pazgjidhur – çështjes së veriut. Qytetarët serbë të veriut, të shtyrë e të mbështetur nga Serbia, nuk e pranojnë dhe e sfidojnë hapur shtetin e Kosovës dhe pavarësinë e saj. Në anën tjetër, dialogu i vendosur në binarë të gabuar as nuk ka prodhuar, e as nuk pritet të prodhojë ndonjë zgjidhje që do t’i jepte fund mundësisë së tensionimit të situatës.
Prandaj shtrimi i drejtë i kësaj çështjeje, dialogu i vendosur mbi bazën e reciprocitetit në të drejta deri në ripërcaktim të kufijve dhe shmangia e bisedimeve për çështje të brendshme me Serbinë, është rruga e duhur për t’iu dhënë fund tensionimeve të herëpashershme dhe për t’i dhënë vendit e kombit një zgjidhje të përhershme.
Në të kundërtën, nëse vazhdojmë të bisedojmë me Serbinë për çështje të brendshme të vendit tonë dhe nëse merremi me çështje teknike (edhe kur është në pyetje zbatimi i ligjit, siç është çështja e targave), në vend të zgjidhjes së plotë politike, do të kemi në vazhdimësi tensionime në veri e jofunksionalitet në tërë Kosovën.

Të tjera
-
IKShPK apel për kujdes: Rritet rreziku nga kafshimet e gjarpërinjve
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë thirrje...
-
Prokuroria Speciale lëshon urdhër-arrest ndaj Millan Radoiçiqit
Prokuroria Speciale e Kosovës ka lëshuar letër-rreshtim ndaj Millan Radoiçiqi...
-
Presidentja Osmani: Aleanca me SHBA-të, BE-në dhe partneriteti me NATO-n janë në ADN-në e shtetësisë sonë
Gjatë vizitës zyrtare në Hungari, Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, iu ...
-
Skulptori i monumentit të Nënës Zahide në Skenderaj me mesazh emocional
Skulptori Sabri Behramaj ka ndarë sot fotografinë e monumentit të Nënës Zahid...
-
Nga e premtja pa ujë – KRU Prishtina tregon kur do të rregullohet problemi në Drenas
Disa komuna në Kosovë patën problem me furnizim me ujë për ditë të tëra për s...
-
KQZ: Më 1 korrik nis periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhjet lokale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se periudha e aplikimit për a...
-
Ambasadori britanik takohet me përfaqësues të shoqërisë civile, diskutohet për ngërçin në Kuvend
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvill...
-
Punime në Podujevë, nesër e pasnesër do të ketë reduktime të ujit
Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për punime teknike n...
-
Aksioni i prokurorisë kundër degradimit të mjedisit në Prizren, arrestohet i dyshuari i 19-të
Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me Polici...
-
Vetura godet këmbësoren te “Bill Clintoni”, Policia jep detaje
Sot rreth orës 11:20 në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë ka ndodhur një aks...
-
Mijëra njerëz ikin nga Teherani pas paralajmërimit të Trumpit
Rrugët e kryeqytetit të Iranit janë kryesisht të zbrazëta sot mes sulmeve izr...
-
Evakuimi i pesë shqiptarëve nga Izraeli, tre nga ta arrijnë në Tiranë
Tre shqiptarë të evakuuar nga Izraeli kanë arritur në Tiranë. Kjo është bë...