Sport

Lëvizja e parë e Mbappe pas “pushtetit” që i dha sheiku? Nxjerr në shitje Neymar-in

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 25 May 2022

Pasi rinovoi kontratën me Mbappe, PSG është e gatshme t’i thotë lamtumirë Neymarit në këtë merkato vere.

Ylli brazilian është lojtari më i shtrenjtë në botë sot për sot, por brenda fushës ka lënë shumë për të dëshiruar.

Nga një super lojtar te Barcelona, braziliani në Parc de Princes është përballur me dëmtime të vazhdueshme dhe ka munguar në shumë ndeshje vendimtare.

-Advertisement-

Nisur nga kjo situatë, PSG është e gatshme t’i ndajë rrugët më të, ndërsa thuhet se kërkon afro 120 milionë euro për kartonin e tij.

Me qëndrimin e Kylian Mbappesë në skuadër, PSG po projekton ndërtimin e skuadrës përreth tij, ndërsa edhe Lionel Messi mund të shijojë gjithashtu edhe një sezon tjetër në Ligue 1.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera