Levandovski: Nuk e keni parë ende më të mirën time, ëndërroj që…
Autori: Gazeta inFokus
12:03 | 13 September 2019
Robert Levandovski e ka nisur men jëherë në formë të shkëlqyer këtë sezon. Gjashtë gola në tri javët e para të Bundesligës, por për dikë me egon e tij nuk mjafton. “Do të luaj edhe më mirë në javët e ardhshme”, thotë bomberi i Bajernit gjatë një interviste për “Sport 1”. Dhe, kërcënimi i parë i polakut vjen për ata që kryesojnë Bundesligën, Lajpcigun, me të cilët kampionët do të përballen pasditen e së nesërmes, por sulmuesi 31- vjeçar paralajmëron përpara duelit me saksonët se ata janë rivalë për titull.
Tri ndeshje në Bundesligë, 6 gola. Çfarë po shkon kaq mirë për ju?
Kemi punuar mirë në fazën përgatitore. Rezultatet njerëzit i shohin që tani me mënyrën se si po luajmë. Mënyra se si e ndërtojmë lojën apo aksionet duken që tani shumë të rrjedhshme. Nga kjo përfitoj edhe unë gjithashtu. Të shënosh është gjëja më e mirë që ekziston, por në javët e ardhshme unë do të luaj edhe më mirë.
Besoni në thyerjen e rekordit të 40 golave në kampionat të legjendës së Bajernit, Gerd Myler, vendosur prej sezonit 1971-‘72
Është shumë shpejt për ta menduar këtë. Unë kam shënuar vetëm 6 gola deri tani, që janë ende shumë pak. Pas tri javësh nuk mund të them ende nëse do të jem golashënuesi më i mirë.
Tani merkatoja është mbyllur. Jeni i kënaqur me skuadrën, pasi thatë publikisht se duhet të bëheshin transferime lojtarësh klasi?
Po, unë e kam thënë mendimin tim. Por, gjithnjë është e rëndësishme se çfarë rezultati merr në fund. Drejtuesit përgjegjës kanë bërë një punë të mirë në merkato. Ne mund të jemi të kënaqur që tani kemi bërë afrime të reja shumë të forta në skuadër.
Trajneri Kovaç ju lavdëron gjithnjë me tone të larta. Ju bën ai më të mirë?
Unë provoj të jap më të mirën për çdo trajner. Edhe me Nikon jam përmirësuar më tej. Provojmë gjëra të reja në çdo fazë përgatitore, bëjmë ushtrime specifike për sulmuesit. Jam i kënaqur për këtë dhe është gjithnjë pozitive, por…
Por?
Disa gjëra për të cilat ne stërvitemi kërkojnë kohë për t’ua parë rezultatet dhe jo menjëherë. Unë shpresoj që në muajt e ardhshëm të dalin në pah shumë gjëra pozitive. E kuptojmë shumë mirë njëritjetrin.
Keni një kontratë me Bajernin deri në 2023-shin që në fund të saj do ta zgjasnin qëndrimin tuaj në Mynih në 9 vite. Synoni një lamtumirë si ajo e Riberisë dhe Robenit?
Të ndahesh në këtë mënyrë me këtë klub është pa dyshim një ëndërr e imja, por unë nuk e mendoj ende lamtumirën, por që të jem i sinqertë u përlota kur ata dhanë lamtumirën. E kuptova saktë. Ta kaloje një eksperiencë të tillë nuk ishte një moment i bukur për Riberinë dhe Robenin, por as për ne si shokë skuadre. Të kesh një lamtumirë kaq të bukur është diçka speciale.
T’i kthehemi së tashmes. Rivali i ardhshëm është Lajpcigu. Janë ata rivalë për titull?
Po. Mendoj se është një ekip që mund ta thotë fjalën këtë kampionat. Duhet të bëjmë kujdes ndaj tyre. Vihet re përmirësimi nën drejtimin e trajnerit të ri (Nagelsman). Nuk do të jetë e lehtë për ne.

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...

































