Rozë

Letra e Valit që emocionoi Adelinën në emision: Të kam pasur të dashur, shoqe, mikeshë, grua, kemi kaluar bashkë shumë sfida

Autori: Gazeta inFokus 00:05 | 17 March 2018

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Lemza”.

Ajo ka rrëfyer shumë detaje nga jeta dhe karriera e saj, duke shpalosur haptazi gjithçka përpara kamerës.

Një ndër momentet më emocionuese të emisionit, ka qenë një befasi e bërë nga bashkëshorti i saj, Val Krasniqi.

-Advertisement-

Ai i kishte dërguar asaj një letër emocionuese, në të cilën i drejtohej me fjalët më sinqerta të zemrës.

“Mund të them vetëm që kur kujtoj të kaluarën, mendja më pushtohet nga kujtime të bukura, të qeshura, shumë gëzime, pikëllime, pak hidhërime por sidomos me kujtime që në asnjë mënyrë nuk do doja të mos i përjetoja. Në këto 10 vite të kam pasur të dashur, shoqe, mikeshë, grua. Kemi ndarë bashkë të mirat dhe të këqijat, jemi përballur me shumë sfida dhe në fund ia kemi dalë mbanë…”, janë vetëm disa nga fjalët emocionuese që Vali i ka dedikuar më të shtrenjtës së tij.

Adelina nuk ka mundur të përmbahet pas leximit të kësaj letre duke shpërthyer në lot nga emocionet, ndërsa ka treguar se ka qenë ndër befasitë më të mira që mund të ketë përjetuar ndonjëherë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera