Letra dërguar Ambasadës Amerikane për mashtrimet e Mentor Hoxhajt
Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 12 July 2022
Gazeta Infokus i është drejtuar Ambasadës Amerikane në Kosovë në lidhje me raportin që ka publikuar Mentor Hoxhaj në kuadër të OJQ-së së tij “Fact CheckersKS”, për renditjen e mediave si prodhuese të lajmeve të rreme.
Infokus i është drejtuar edhe ambasadës për shkak se Mentor Hoxhaj deklaron se donator i projektit ku ai me tendencë renditi Gazetën Infokus të dytën për fake news, është edhe Departamenti Amerikan i Shtetit.
Derisa kjo është letra e plotë me të cilën Gazeta Infokus i është drejtuar Ambasadës së Amerikës ne Kosovë, ku ka renditur argumentet dhe faktet që tregojnë se raporti i Mentor Hoxhaj është tendencioz dhe ka për qëllim dëmtimin e imazhit të disa mediave të caktuara dhe në këtë rast të Infokusit.
“Kundërshtim ndaj hulumtimit dhe rangimit të Gazetës Infokus si mediumi numër dy për prodhim të lajmeve të rreme nga ‘FactCheckersKS’”:
Përshëndetje të nderuar,
Po ju shkruajmë pas publikimit të një të ashtuquajturi raport apo rangimi i mediave për lajme të rreme të publikuar nga ‘FactCheckersKS’, ku mediumi ynë “Gazeta Infokus” është listuar në vendin e dytë dhe kjo në mënyrë tendencioze.
Ky email po dërgohet edhe në Ambasadën Amerikane në Prishtinë dhe ‘FLOSSK’ duke qenë se Mentor Hoxhaj, ka deklaruar se ky është një projekt i mbështetur nga ‘FLOSSK’ Departamenti Amerikan i Shtetit si dhe avokatit të mediumit tonë për të iniciuar procedurat ligjore, sepse nga ky rangim i pa argumentuar mediumit tonë qëllimshëm i është dëmtuar imazhi dhe reputacioni në publik.
Duke qenë se jemi ndër mediat e para online në treg, të njohur si media e gazetarëve dhe që në vazhdimësi kemi ruajtur besueshmërinë dhe profesionalizmin, ndjehemi të shqetësuar se si me kaq lehtësi dhe pa asnjë analizë dikush ka guximin të publikojë raporte me pretendime të tilla. Kjo e dëmton rëndë imazhin e mediave profesionale dhe ka tendencë për të rritur ndikimin e dezinformimit duke përdorur pikërisht këtë si argument. Në komunitetin e gazetarëve dhe tek lexuesit tanë besojmë mjaftueshëm jemi të dëshmuar se si media nuk kemi ndjekur as “trendin” e lajmeve jo të besueshme për të krijuar audiencë, aq me pak të prodhojmë apo publikojmë Fake News.
Si redaksi që ka të punësuar mbi 20 profesionistë të fushës dhe një numër shumë të madh të profesionistëve të lëmive të ndryshme që kontribuojnë në informimin publik dhe vetëdijesimin e opinionit, nuk mund të lejojmë që një person pa asnjë profesionist të fushës në kompaninë e tij, të ndikojë në dëmtimin e imazhit tonë.
Andaj, pasi kemi ndjekur të gjithë hapat, kemi kërkuar sqarime dhe faktet nga personi në fjalë dhe kompania e tij për pretendimet që ka ngritur duke u paraqitur në disa televizione, ne kemi iniciuar padi personale ndaj tij dhe kompanisë së tij.
Po ju drejtohemi me këtë letër dhe po ju sjellim të gjitha faktet e komunikimit dhe ato që janë publikuar për të vërtetuar shpifjet dhe tendencën që ka ky person.
Ndjehemi të habitur se si ka mundësi qe diçka e tillë apo një person sikur Mentor Hoxhaj të këtë mbështetje nga ‘FLOSSK,’ Departamenti Amerikan i Shtetit, siç ai deklaron.
Kjo është edhe me shqetësuese për ne duke marr parasysh faktin se çfarëdo shpifje apo manipulimi që bëhet mundohet t’i jepet besueshmëria duke u thirrur në mbështetjen e donatorit.
Ne ju lusim që të gjeni kohë dhe të keni përkushtimin që të vërtetoni të gjitha këto që ne po ua përcjellim.
Në publikimin e raportit, Mentor Hoxhaj, renditë Infokusin si media e dytë me 31 pikë për Fake News dhe lajme të pa sakta, pjesërisht të sakta, apo Clickbait. Kur i kërkohet të na dërgojë faktet për artikujt në fjalë ai dërgon 4 të tilla për fake news.
Por çudia nuk mbaron me kaq. Edhe në këto linqe të dërguara e në të cilat pretendon se gjoja janë Fake News, dhe gjysmë të vërteta apo Clickbait, asnjë nuk është i tillë.
Fakt 1. LINKU: https://gazetainfokus.com/klitschko-mesazh-per-shqiptaret-sdo-ta-harrojme-kurre-mbeshtetjen-tuaj/
Derisa ky lajm në fund ka të lidhur edhe videon në të cilën është thënë deklarata nga Klitchko, deklaratë e cila edhe u publikua në manifestimin e organizuar në Tiranë në mbështetje të popullit të Ukrainës.
Në rast se ‘FactCheckersKS’ kanë në ekipin e tyre dikë që flet rrjedhshëm dhe mund të përkthejë nga gjuha ukrainase atëherë iu kërkojmë që përkthimin e tyre në lidhje me lajmin dhe videon e publikuar nga “Top Channel” e të konsideruar si “Fake News”, dhe të ri publikuar edhe nga ne, të i drejtohen medias që ka bërë përkthimin pra televizionit të lartcekur.
LINKU: https://www.youtube.com/watch?v=F5bUiqVLlQw
Pjesa e përkthyer nga Top Channel në bazë të së cilës Gazeta Infokus e ka publikuar artikullin në fjalë.
Linku: https://gazetainfokus.com/unaza-me-gps-per-te-percjelle-partnerin-ne-cdo-moment/
Derisa në përgjigjet e dërguara për Gazetën Infokus ku kemi kërkuar sqarime nuk është treguar pse ky lajm është i cilësuar i rremë, ne dëshmojmë të kundërtën.
Unaza me GPS ekziston dhe është prodhuar nga disa kompani.
Linku ku mund ta blini atë:
Dhe që vlen të theksohet se qëllimi i lajmit të publikuar nga Infokus ka qenë të tregojë që një unazë e tillë ekziston dhe jo se ku mund të blihet ajo, apo të iu bëjë reklamë kompanive, megjithatë me një hulumtim të vogël në google mund ta gjendet edhe se ku shitet, apo ku mund të blihet një unazë e tillë.
Lajmi i tretë i Gazetës Infokus që është cilësuar si i rremë nga ‘FactCheckersKS’: “ShBA i kërkon Arabisë Saudite ndalimin e prodhimit të naftës”
LINKU: https://gazetainfokus.com/shba-i-kerkon-arabise-saudite-ndalimin-e-prodhimit-te-naftes/
Sërish edhe ky lajm nuk është i publikuar dhe as i përkthyer nga Gazeta Infokus. Së pari këtë lajm e ka publikuar të përkthyer nga mediat e huaja “Klan Kosova”, megjithatë është Gazeta Infokus ajo që në mënyrë tendencioze renditet e dyta në raport të ‘FactCheckersKS’ për “Fake News”.
Linku i Klan Kosovës: https://klankosova.tv/shba-i-kerkon-arabise-saudite-te-ndaloje-prodhimin-e-naftes/?fbclid=IwAR31Ilc7B8WZTJInfDnI6IIfEAnYgWrAbsPtKWpr3T9QZhoyx0VTm9NuGGo
LAJMET CLICKBAIT sipas ‘FactCheckersKS’:
Ndërsa lajmi Clikcbait i Gazetës Infokus sipas ‘FactCheckersKS’ është: “Si ta kuptoni se dikush viziton shpesh profilin tuaj në Instagram”.
Arsyetimi i ‘FactCheckersKS’: https://iamfactchecker.factchecker-ks.org/fact-check-si-ta-kuptoni-se-dikush-viziton-shpesh-profilin-tuaj-ne-instagram-clickbait/
Vlen të theksohet se arsyetimi i ‘FactCheckersKS’ për këtë lajm është tendencioz dhe se është botërisht e ditur se profilet private në Instagram nuk mund të shihen nga ata që nuk i ndjekin. Ky artikull edhe pse është i publikuar në Gazetën Express fillimisht sërish në mënyrë tendencioze targetohet Gazeta Infokus. Lajmi tregon se story që shikohet nga ata që nuk ju kanë bërë follow është tregues se kush mund të jenë ata që iu “përgjojnë” fshehurazi.
Lajmet jo plotësisht të sakta të publikuara nga Infokusi sipas ‘FactCheckersKS’:
1: Ushtari u vra në luftë – dy ditë pas funeralit, gruaja hapi kompjuterin e tij dhe gjeti një letër
Arsyetimi i ‘FactCheckersKS’: https://iamfactchecker.factchecker-ks.org/fact-check-ushtari-u-vra-ne-lufte-dy-dite-pas-funeralit-gruaja-hapi-kompjuterin-e-tij-dhe-gjeti-nje-leter/
Argumenti i Infokus: Ani pse ky lajm sërish fillimisht është publikuar nga “Gazeta Express” dhe është cilësuar si i vjetër jo plotësisht i saktë, arsyetimet e ‘FactCheckersKS’ përsëri janë të kota.
Arsyetimi se lajmi është jo plotësisht i saktë bëhet duke u thirrur në atë se në titull është shkruar “kompjuter” ndërsa në lajm është shkruar “laptop”.
Që vlen të theksohet se laptopi është kompjuter portativ apo version më i vogël i kompjuterit për të mundësuar më lehtësisht lëvizjen e tij dhe për punë jashtë zyrës ose në terren.
Dhe për fund lajmi i publikuar nga Infokus që nga ‘FactCheckersKS’ është vlerësuar si i pasaktë: “Një jetë luksoze si e Angela Martinit, pranë burrit që është në telashe me ligjin”
Arsyetimi i ‘FactCheckersKS’: https://iamfactchecker.factchecker-ks.org/fact-check-nje-jete-luksoze-si-e-angela-martinit-prane-burrit-qe-eshte-ne-telashe-me-ligjin/
Përsëri ky nuk është lajm i prodhuar nga Gazeta Infokus, por nga Revista Kosovarja. Përveç kësaj arsyetimi se është lajm i pasaktë është argumentuar duke thënë se burri i Angela Martinit ka pasur probleme me ligjin duke thënë se vë në konfuzion lexuesin e në fakt në artikull tregohet qe ka probleme me ligjin.
Dhe me një search të emrit të tij në google mund të verifikohen mjaft lehtë problemet me ligjin të personit në fjalë.
Metodologjia e përdorur sipas ‘FactCheckersKS’ për velerësimin e lajmeve: https://factchecker-ks.org/metodologjia/
Mbi të gjitha edhe metodologjia e përdorur për vlerësimin e lajmeve sipas ‘FactCheckersKS’, nuk është realizuar ashtu siç theksohet në sqarimet e kërkuara nga Gazeta Infokus.
Derisa sipas ‘FactCheckersKS’ në kuadër të verifikimit të lajmit hyjnë: Analizimi i medias, Analizimi i autorit/gazetarit, Analizimi i lajmit dhe Analizimi i postimeve në rrjetet sociale, shumica e nënpikave të këtyre nuk janë bërë fare nga ‘FactCheckersKS’.
Pika e parë sepse nuk është bërë analiza e medias që e ka prodhuar lajmin, por e atyre që e kanë ri publikuar atë duke e cituar median prodhuese të lajmit.
Pika e dytë, në rastin e lajmit të parë të cilësuar si fake news të Gazetës Infokus, LINKU: https://gazetainfokus.com/klitschko-mesazh-per-shqiptaret-sdo-ta-harrojme-kurre-mbeshtetjen-tuaj/ , nuk është verifikuar video.
Dhe pika e tretë në asnjërin rast nuk është kontaktuar mediumi dhe as gazetari që ka publikuar këto lajme, ani pse kjo theksohet në metodologjinë e përdorur nga ‘FactCheckersKS’.
Pra në të gjitha lajmet që kjo kompani i ka vlerësuar si të rreme, jo plotësisht të sakta dhe të pasakta, është përdorur i njëjti argumentim tendencioz, i cili më pas ka radhitur në listë si të dytën për “Fake News portalin Gazeta Infokus.
Ndërsa portalet e tjera nga të cilat realisht janë prodhuar dhe përkthyer këto lajme gjenden të renditura më poshtë në listën, apo raportin e ‘FactCheckersKS’.
Mbi të gjitha theksohet se Gazeta Infokus dhe mediumet janë ftuar publikisht në konferencën ku është publikuar raporti, por Gazeta Infokus nuk është ftuar në këtë konferencë, mediumet e targetuara dhe në këtë rast mediumi ynë do duhej ftuar zyrtarisht dhe jo nëpërmjet thirrjeve nëpër profile e faqe të Mentor Hoxhajt.
Ky raport jo serioz i ‘FactCheckersKS’ dhe Mentor Hoxhajt është tendencë dhe tentativë për ta dëmtuar imazhin e mediave të caktuara e sidomos medias sonë.
Të tjera
-
Vuçiq nuk ndalet së provokuari, poston një video nacionaliste kushtuar Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka postuar në Instagram një video prov...
-
Këshilltarja e Albin Kurtit shpall fitoren në Preshevë, këshilltari i Besnik Bislimit dështon të fitojë Bujanocin
Përkrahja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për dy kandidatët në Luginë...
-
Kurti: Kosova do t’i fuqizojë raportet me Turqinë në dy fusha
Kryeministri Albin Kurti në fjalimin e tij të mbajtur në Forumin e parë Ekono...
-
Kurti çmon raportet ekonomike me Turqinë: Dhjetëra kompani në Turqi, janë nga Kosova
Kryeministri Albin Kurti në Forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kos...
-
Rasti Thaçi dhe të tjerët, reporteri i luftës Nuhi Bytyçi dëshmon në Hagë
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi, sot do të dëshmojë në Hagë. Ai do të jap d...
-
Policia e Kosovës për 24 orë shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku
Policia e Kosovës në 24 orët e fundit në ka shqiptuar 1 mijë e 521 gjoba traf...
-
Vapa ia merr jetën më shumë se 50 personave në Indi në tre ditë
Më shumë se 50 persona kanë vdekur në Indi gjatë tre ditëve të fundit, pasi n...
-
Arbër Pajaziti shpall fitoren në Bujanoc, falënderon votuesit
Kandidati nga “Fronti për Ndryshim” Arbër Pajaziti ka shpallur fitoren në Buj...
-
Vazhdon dezinsektimi selektiv kundër rriqrave në Malishevë
Në kudër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e...
-
Vdẹkje e dyshimtë, një burrë gjendet i shtrirë në trotuar në Mitrovicë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Mitrovicë më 2 qershor, është ...
-
Bie nga ballkoni pronari i hotelit në Himarë, përfundon në gjendje të rëndë në spital
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Himarë. ...
-
Sekuestrohen shtatëmbëdhjetë motoçikleta nё Pejё
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, gjatë vikendit të shtunën dhe të dielë...