Rozë

Leonardo DiCaprio me të dashurën 23 vite më të re, shijojnë së bashku çaste intime në detin e Karaibeve

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 07 January 2022

Leonardo DiCaprio bëri lëvizjen e rrallë të shfaqjes së dashurisë në publik, me të dashurën Camila Morrone gjatë një pushimi në Karaibe.

Aktori 47-vjeçar i “Don’t Look Up” dhe e dashura e tij mahnitëse, 24 vjeçe, dukeshin shumë të dashuruar ndërsa u fotografuan duke u përqafuar dhe puthur në det të martën, shkruan DailyMail.

Ndonëse dyshja janë në lidhje prej pesë vitesh, ata rrallëherë shihen në publik së bashku, megjithatë vazhduan të dëshmojnë se gjërat po shkonin mirë me anë të një kimie të këndshme që i karakterizonte si çift.

-Advertisement-

Dyshja shoqërohej nga një grup miqsh teksa vazhdonin pushimet pas Vitit të Ri në St. Barts, ku kanë marrë me qira jahtin Vava II të miliarderit zviceran Ernesto Bertarelli.

Leo u fotografua me mbathje noti të kaltra, me një palë syze dielli në fytyrë dhe dukej i qetë në pushime pas një turneu promovues të “Don’t Look Up”.

Dhe Camila ishte pranë tij teksa shfaqte figurën e saj fantastike trupore në një palë bikini të vogla të zeza. Bukuroshja tregoi pamjen e saj natyrale duke u shfaqur pa makijazh dhe i kishte lënë të lirshme flokët e saj ngjyrë kafe.

Dita e tyre u shënua nga shumë sporte ujore, duke përfshirë lundrim me skuter në det dhe not, pasi morën një varkë me qira në mes të oqeanit.

Ylli i filmit “Titanic” u pa duke lunduaruar me skuter uji rreth oqeanit ndërsa Camila bënte pak not.

Ndonëse të dy dukeshin më shumë se të kënaqur që kalonin dtën duke bërë gjërat e tyre me miqtë e tyre, dyshja rezultuan të mahnitur teksa bënin një sërf të përbashkët.

Ndërsa lundronte në disa ujëra më të zhurmshëm, DiCaprio dukej se për pak i humbi syzet e diellit përpara se t’i merrte.

Pas një kënaqësie të gjatë në oqean, çifti u kthye me varkë në tokë, ku shijuan pak ushqim së bashku.

Në nëntor u raportua se pavarësisht se e mbajtën lidhjen e tyre larg vëmendjes, çifti janë ‘më afër se kurrë’.

“Ata janë vërtet solidë dhe gjithçka është e mrekullueshme me Leon dhe Camilën”, tha një burim për E! News. “Kjo është e gjitha status quo”, shtoi burimi.

Megjithëse kishte pasur shumë shaka rreth predikimit të Leos për gratë e reja – me një histori të përfundimit të marrëdhënieve para se të mbushnin 25 vjeç – çifti vazhdon të qëndrojë i fortë.

Morrone sulmoi kritikët e diferencës së tyre 23-vjeçare në moshë më parë. “Ka kaq shumë marrëdhënie në Hollywood – dhe në historinë e botës – ku njerëzit kanë diferenca të mëdha në moshë”, tha ajo për LA Times kur u pyet në lidhje me këtë temë.

“Unë thjesht mendoj se çdokush duhet të jetë në gjendje të takohet me të cilin dëshiron të takohet”, tha ajo.

Edhe pse lidhja e tyre u bë e njohur në vitin 2017, njerku i Morrone, Al Pacino, i kishte prezantuar ata vite më parë.

Dhe ndonëse kanë marrë pjesë në shumë evente të profilit të lartë, të dy gjithmonë kanë veçmas në tapetin e kuq.

Në fillim të kësaj jave, Leo u pa teksa rrinte në një mega-jaht me disa shokë përpara se Camila t’i bashkohej ditëve të fundit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera