Lajme

Leonardo Di Caprio: Historia është bërë, Lumi Vjosa do të ecë i lirë përgjithmonë

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 16 March 2023

Aktori me famë botërore, Leonardo Di Caprio, ka thënë para 12 orësh se “se historia është bërë”, kur ka folur për shpalljen e Lumit Vjosa “Park Kombëtar”.

“Sot historia është bërë. Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit dhe ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë”.

“Lumi Vjosa do të ecë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Një vizion i ri për bisedën globale të ujit është këtu. Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme!”, ka shkruar Di Caprio në Instagram.

-Advertisement-

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leonardo DiCaprio (@leonardodicaprio)

Vjosa, lumi i fundit i egër në Evropë është shpallur dje “Park Kombëtar” me mbrojtje të plotë kombëtare dhe ndërkufitare, sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

Për lajmin ka njoftuar vet kryeministri shqiptar, Edi Rama.


“Shpallja e Vjosës Park Kombëtar, është një moment historik në marrëdhëniet tona me natyrën dhe një trashëgimi e posaçme për brezat që do të vijnë”. ka shkruar dje Rama, transmeton Gazeta Insajderi.

Ndërkohë, sot Rama u ka thënë të gjithëve mirëmëngjesi me nja video të Lumit Vjosa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera