Auto&Tech

Lenovo zbulon laptopët e rinj Yoga

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 04 September 2017

Kompania e njohur e teknologjisë, Lenovo, tani ka përditësuar serinë e saj premium të laptopëve me gjeneratën e re të procesorëve Intel Kaby Lake Refresh.

Seria e saj Yoga tani përfshinë laptopët Yoga 920 dhe Yoga 720, të cilët i ka prezantuar në IFA 2017, që kanë dizajnin tradicional të Lenovos me ekran pothuajse pa skaje dhe me trup tërësisht nga metali.

Yoga 720 12-inçësh vjen me ngjyrë të zezë Onxy dhe gri Mineral si dhe me çmim prej 649 dollarë, ndërsa Yoga 920 13.9-inçësh vjen me ngjyrë gri Platinum, bronze dhe bakri si dhe me çmim prej 1,329.99 dollarë, transmeton Koha.net. Të dy modelet do të fillojnë dërgesat në muajin tetor.

-Advertisement-

Specifikat kyçe të Lenovo Yoga 920 janë:

  • Ekran 13.9-inç UHD (3840 2160) IPS Touchscreen OR FHD (1920 x 1080) IPS Touchscreen
  • Procesor të gjeneratës së tetë Intel Core i7 dhe grafikën e integruar Intel Integrated Graphics
  • 8 ose 16 GB DDR4 RAM memorie
  • 256 GB PCle SSD / 512 GB PCle SSD / 1 TB PCle SSD
  • Kamerën 720p HD me fokus CMOS; Mikrofonin i cili mbështet zëri me një largësi deri në 4 metra
  • Dimensionet: 323 x 223.5 x 13.95 mm; Peshë: 1.37 kilogramë
  • Dy porte për USB Type-C (2 x Thunderbolt, PD, DisplayPort, USB 3.0)
  • Një port për USB 3.0 (Always-On mbushës), si dhe portin 3.5 mm për kufjet
  • Baterinë me kapacitet prej 70 Wh me jetëgjatësi deri 15.5 orë
    Image

Specifikat kyçe të Lenovo Yoga 720 janë:

  • Ekran 12.5-inç FHD (1920 x 1080)
  • Procesor të gjeneratës së shtatë Intel Core i3, i5 dhe i7 dhe grafikën e integruar Intel Integrated Graphics
  • Sistemin operativ Windos 10 Home
  • 4 ose 8 GB DDR4 RAM memorie
  • 128/256/512 GB SATA SSD
  • Kamerën prej 720p HD me fokus CMOS
  • Altoparlantët Harman me Dolby Audio
  • Dimensionet: 293 x 203.4 x 15.75 mm; Peshë: 1.15 kilogramë
  • Një port për USB 3.0 (Always-On mbushës)
  • Një port për USB Type-C (DisplayPort + USB 3.0), si dhe portin 3.5 mm për kufjet
  • Baterinë me kapacitet prej 36 Wh me jetëgjatësi deri 8 orë
    Image

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy