Lifestyle

Lëngu i limonit “ushqen” buqetën e luleve

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 26 May 2017

Ekzistojnë disa mënyra efikase se si lulja e prerë të qëndrojë e freskët së paku një javë.

Lusni luleshitësin që t’ju njomë letrën në të cilën do të mbështillni kërcejtë. Lagështia është faktor kryesor që lulet të qëndrojnë më gjatë. Gjithashtu, kur të shkoni në shtëpi, menjëherë lulet futni në ujë, transmeton Telegrafi.

Nëse vetë i pritni lulet, është me rëndësi që t’i pritni nën këndin prej 45 gradësh, madje me gërshërë speciale. Gjithashtu, kini kujdes që kërcejtë të mos jenë tepër të gjatë apo tepër të shkurtër, ndërkaq vazoja patjetër duhet të jetë më së paku dy të tretat e lartësisë së buqetës.

-Advertisement-

Lulet me kërcej të shkurtër mund t’i vendosni në enë bashkë me rërën e njomë. Nëse dëshironi t’i shmangni aromën e ujit të ndenjur në të cilin qëndrojnë lulet, në vazo qitni një copë thëngjill druri për skarë.

Fletët nuk do të duhej të jenë të zhytura në ujë, sepse krijojnë shtresa bakteriale të cilat mund të pengojnë hidratizimin e luleve.

Mos e vendosni vazon drejtpërdrejt në diell, nëse vazon me lule e lini në diell, shpejt do të avullojë. Kini kujdes të mos i vendosni lulet afër burimit të ngrohjes, ftohjes apo kondicionerëve.

Luleshitësit thonë që buqeta gjysmë e vyshkur do të ringjallet nëse kërcejtë shkurtimisht i zhytni në ujë të ngrohtë. Nëse lulet kanë varur kokën, nëpërmjet mesit të çdo luleje dhe kërcelli kalojeni një rrëmojcë.

Lulet mbani sa më larg nga pemët dhe perimet të cilat në disa faza të pjekjes prodhojnë etilen, gaz i pangjyrë me aromë të dobët të cilat i dëmtojnë lulet dhe shkaktojnë tharjen e shpejtë.

Nëse i qitni lëng të gjysmë limoni në ujë, do të keni edhe deri në një javë më gjatë buqetën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera