Lëngu i qepës/ Zgjidhja ideale për pastrimin e organizmit
Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 30 September 2021
Lëngu i qepës është një pije jo shumë e përhapur dhe me shumë gjasë e padëgjuar. Ky lëng ka një përdorim tërësisht mjekësor falë vlerave të jashtëzakonshme që ka për shëndetin e njeriut. Me siguri, idea e të pirit një lëng të tillë as nuk iu vjen ndërmend por nëse vuani nga problemet me rrugët e frymëmarrjes, ai do të bëhet aleati juaj më i çmuar.
Nëse shqetësoheni për shijen apo aromën, këtë çaj mund ta kombinonin me kanellë dhe mollë për më shumë vlera. Vlerat e lëngut të qepës janë të shumta. Ai përmban fibër, vitaminat B6, C, flavonoidë, kalçium, magnez, kalium, selenium dhe fosfor.
Përfitimet Shendëtësore Të Lëngut Të Qepës
Lëngu i qepës mund të përgatitet duke zier qepën në ujë (4 kokrra qepë mesatare për 2 litra ujë) dhe më pas të pasurohet me produkte të tjera.
Lëngu i Qepës Për Pastrim
Përbërësit e qepës ndihmojnë vitaminën C që të largojë toksinat e dëmshme nga organizmi. Amino acidet e këtij lëngu ndihmojnë nxjerrjen sa më të shpejtë të substancave të dëmshme nëpërmjet urinës.
Shëndeti i Zemrës
Sipas të dhënave konsumi i lëngut të qepës ndihmon në parandalimin e mpiksjes së gjakut, një nga arsyet kryesore të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës. Ky lëng ndihmon në uljen e ndjeshme të kolesterolit, një armik i njohur i zemrës.
Diabeti
Lëngu i qepës luan një rol të rëndësishëm në trajtimin e diabetit. Sipas të dhënave mineralet që përmban ky lëng përmirësojnë aktivitetin e insulinës në largimin gradual të sheqernave nga gjaku. Së dyti, flavonoidët tek lëngu i qepës ulin nivelin e lartë të glukozës në gjakun e njerëzve të prekur nga diabeti i tipit 2.
Kolla
Përmbajtja e sulfurit tek lëngu i qepës ndihmon në shpërbërjen e sekrecioneve dhe lehtëson kollën. Kësisoj ky lëng rekomandohet shumë kundër sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes.
Azma
Lëngu i qepës shërben për të parandaluar dhe trajtuar probleme si azma sepse është i pasur me flavonoidë. Ai qetëson muskujt e rrugëve të frymëmarrjes.
Imuniteti
Pirja e rregullt e lëngut të qepës i bën mirë imunitetit. Ai është i pasur me vitaminë C, e cila lufton bakteret dhe virozat. Nëse jeni sëmurë dhe pini lëngun e qepës, do të vëreni se shërimi do të jetë më i shpejtë.
Tretja
Falë fibrës, lëngu i qepës e bën tretjen me të lehtë dhe më të mirë. Fibra përmirëson lëvizjen e zorrëve dhe nxit rritjen e baktereve të mira.
Pesha Trupore
Flavonoidet tek lëngu i qepës përmirësojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në djegien e yndyrnave të tepërta. Në këtë mënyrë, konsumi i vazhdueshëm i lëngut të qepës pengon shtimin në peshë.
Flokët Dhe Lëkura
Vitamina C tek lëngu i qepës stimulon formimin e kolagjenit ndërsa vitamina E shmang dëmtimin nga ekspozimi ndaj radikaleve të rrezeve ultra vjollcë. Mineralet nga ana tjetër janë shumë efikasë në parandalimin e akneve dhe në forcimin e flokut.
Vlera Të Tjera Të Lëngut Të Qepës
Lëngu i qepës është i mirë kundër gripit, dhimbjeve të barkut, për dendësinë kockore, cilësinë e gjumit, dëshirën seksuale, dhe shëndetin e dhëmbëve.
Si Ta Përgatisni Lëngun E Qepës
Qepën duhet ta zieni me gjithë lëkurë në një çajnik për 5 minuta. (1 kokërr qepë për 1/2 litër ujë ose 2 kokrra qepë për 1 litër ujë) Mund ta ndani në copa ose ta zieni të plotë. Pas zierjes, mund të shtoni mjaltë dhe limon për të përmirësuar shijen dhe të pini menjëherë një gotë. Pjesën e mbetur mund ta ruani në frigorifer dhe ta konsumoni ditën tjetër.
Të tjera
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thÃkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për krÃme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...
-
Vrà sja e Gjyljeta Ukellës, dëgjoni hoxhë Enes Gogën i cili tregon se çfarë ndodhi sot në ditën e premte
“Nëse dikush guxon me privu nga jeta pa të drejtë, një person tjetër atëherë ...
-
O’Brien zbarkon në Beograd, nesër mban takim me Vuçiqin
Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamen...
-
Vazhdon akuzat Sanduloviq: Me urdhër të kujt po kërcëńohet, përgjohet dhe ndiqet vajza ime?
Politikani serb, Nikola Sanduloviq, ka treguar detaje të reja nga rasti i hed...
-
Lajçak: Nuk ka të ardhme evropiane për Kosovën e Serbinë pa normalizim të marrëdhënieve
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbis...
-
Kryetari i Zubin Potokut për referendumin e së dielës: Nuk do të këtë sukses dhe s’do të dal të votoj
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka vlerësuar se referendumi i së dielë...
-
Në OKB kërkohet që Gjenocidi në Srebrenicë të dënohet globalisht
Gjenocidi në Srebrenicë duhet të dënohet në nivel global, duhet të shprehet m...