Sport

Lëndohet rëndë Ribery

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 02 October 2017

Ribery ka dëmtuar ligamentet e gjurit dhe pritet të jetë jashtë fushave për disa muaj.

Franck Ribery, i cili doli nga loja i dëmtuar në ndeshjen që Bayern Munchen barazoi me Hertha Berlin me rezultatin 2:2, mund të ketë thyer ligamentet e jashtme të gjurit të majtë.

Konfirmimin e dha trajneri i ri i skuadrës bavareze, Willy Sagnol, i cili zëvendësoi të shkarkuarin, Carlo Ancelotti.

“Është një dëmtim në gju. Duhen parë rezultatet e analizave për të marrë vesh më shumë, por dyshojmë se bëhet fjalë për frakturë në ligamentet e jashtme të gjurit”, tha Sagnol.

-Advertisement-

34-vjeçari Ribery u rrëzua në vrapim e sipër gjatë minutës së 62-të të ndeshjes, pa pasur asnjë kontakt me kundërshtarët dhe mund të mbetet jashtë fushave për disa muaj. /Gazeta Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera