Sport

Lëndohet ‘pleshti’, Pochettino tregon gjendjen e sulmuesit argjentinas

Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 28 October 2021

Trajneri i skuadrës së Paris Saint Germainit, Mauricio Pochettino, ka folur për gjendjen e Lionel Messit, shkruan Gazeta inFokus.

Sulmuesi argjentinas apo i njohur edhe si ‘pleshti’ ka stërvitur i ndarë nga ekipi pasditen e së enjtes.

Pochetino ka treguar arsyen pse Messi ka bërë seancë stërvitore individuale.

-Advertisement-

“Messi ka një shqetësim të vogël muskulor dhe ka bërë një plan individual si masë paraprake”, tha trajneri argjentinas.

Tutje tekniku argjentinas tregoi se nesër do të vendoset se a do të luaj Lionel Messi ndaj Lille, takim ky që do të zhvillohet të premten nga ora 21:0.

Ndryshe, Pochettino për ndeshjen ndaj Lille nuk do të mund të llogaritë në shërbimet e Kylian Mbappes, i cili është i dëmtuar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera