Lajme

Lëndohet në vendin e punës bëhet për spital punëtori në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 15 July 2022

Të enjten në orët e mëngjesit një burrë është lënduar në vendin e punës në fshatin Skivjan të Gjakovës.

Sipas policisë së Kosovës, punëtori ka pranuar ndihmë mjekësore pasi u lëndua në vendin e punës, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka nisur hetimet hetimet për rastin i cili po cilësohet si rrezikim i sigurisë në punë.

-Advertisement-

“Viktima mashkull  kosovar ka pranuar ndihmë mjekësore, pasi që ishte lënduar në vendin e punës së tij. Njësitet përkatëse janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se raste të tilla të lëndimit në punë e madje edhe raste me fatalitet nuk janë të rralla në Kosovë, e sidomos në fushën e ndërtimtarisë./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera