Lëndohen 10 persona në 13 aksidente në Shkup
Autori: Gazeta inFokus
11:36 | 26 April 2017
Dhjetë persona janë lënduar më lehtë në nëntë nga gjithsej 13 aksidente rrugore që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në katër është shkaktuar dëm material. Gjatë ditës së djeshme, policia ka ndërmarrë masa për shkak të numrit më të madh të kundërvajtjeve te dy shoferë të cilët i kanë drejtuar automjete e tyre nën ndikimin e alkoolit për çka janë përjashtuar nga komunikacioni, te shtatë shoferë të cilët kanë kaluar në të kuqe në semafor si dhe te katër shoferë të cilët i kanë drejtuar automjetet e tyre me afat të skaduar të lejes së qarkullimit ose pa leje të qarkullimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Janë sanksionuar edhe nëntë shoferë të cilët nuk i janë përmbajtur kufizimeve, ndalesave dhe obligimeve ndaj shenjave të vendosura rrugore, 45 shoferë për automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme, si dhe gjashtë këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vijave të shënuara për ta, gjegjësisht kanë kaluar në të kuqe në semaforin për këmbësorë, njofton AIM.
Për shkak të parkimit të papërshtatshëm me ndihmën e automjetit special janë larguar 63 automjete. Nga SPB Shkup informojnë se sot Sektori për parandalim së bashku me “Njësinë shkollore të komunikacionit” do të ndërmarrin masa parandaluese nga sfera e komunikacionit, para QT “Ramstor” në rr. “Cirili dhe Metodi” në rajonin e komunës “Qendër”.

T� tjera
-
“Krim kundër Ulpianës”, Drita Hajdari kritikon ashpër Përparim Ramën
Ish-prokurorja Drita Hajdari ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryetarit të ...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, planifikohet interpelanca me ministrin Vitia në seancën e radhës
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet nesër me ç’rast ka...
-
Sulm me dron në Irak: Ndërpritet prodhimi në fushën e gazit Khor Mor
Një sulm me dron ka ndërprerë prodhimin në fushën e gazit Khor Mor, në rajoni...
-
39-vjeçari gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në Mirosalë të Ferizajt
Një 39-vjeçar është gjobitur me 500 euro pasi kishte ndezur mbeturina në fsha...
-
Koalicioni Shqiptar merr 10 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kamberi: Dolëm të parët
Koalicioni Shqiptar, i udhëhequr nga Enkel Rexhepi, ka dalë i pari në zgjedhj...
-
224 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes, 122 milionë për investime kapitale
Ndërrojmë temë të informacionit. Nga mbi 224 milionë euro të parapara për Min...
-
Gara e AI-së për energji: Anthropic siguron marrëveshje prej 3.4 miliardë dollarësh, sipas FT
Kompania e inteligjencës artificiale Anthropic ka lidhur një marrëveshje prej...
-
Bisedime për Ukrainën në Abu Dhabi: Edhe Evropa në tryezë
Përfaqësuesit evropianë do të marrin pjesë në bisedimet për Ukrainën që prite...
-
Hormuzi nën tension: Raportohen goditje ndaj anijeve, negociatat SHBA–Iran vazhdojnë
SHBA-ja dhe Irani kanë raportuar incidente të reja me anije në Hormuz dhe Gji...
-
Lidhje intime dhe dyshime për spiunazh: Zbulimet për kreun e Nvidia-s trazojnë Amerikën
Një marrëdhënie e dyshuar mes drejtuesit të Nvidia-s, Jensen Huang, dhe një b...
-
Rinesancës i jepet lamtumira e fundit të martën në Prishtinë
Të martën e 10 nëntorit do t’i jepet lamtumira e fundit artistes shqiptare, R...
-
Vdes ish-futbollisti Xhevat Prekazi
Ish-futbollisti i njohur Xhevat Prekazi ka vdekur të dielën, më 8 nëntor 2026...

































