Sport

Lëndimi me Atalantën, Gjimshiti duket se do t’i humbas dy ndeshjet me Shqipërinë

Autori: Gazeta inFokus 08:26 | 07 October 2024

Kombëtarja shqiptare e futbollit me sa duket do të humbasë përsëri shërbimet e kapitenit Berat Gjimshitit për ndeshjet e saj në Ligën e Kombeve.

Mbrojtësi është dëmtuar në mesjavë në Ligën e Kampioneve dhe nuk u grumbullua nga Atalanta për ndeshjen e fundjavës në Serinë A.

Trajneri Silvinjo kishte bërë të ditur se do të komunikohej me stafin e bergamaskëve për të marrë vendimin rreth lojtarit.

-Advertisement-

Por ndërsa FSHF nuk ka dhënë asnjë shpjegim rreth kësaj çështje, në Itali e kanë bërë fakt të kryer mungesën e kapitenit të kuqezinjve për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.

“L’Eco di Bergamo” ka mësuar nga burime pranë klubit se Gjimshiti nuk do të paraqitet në grumbullimin e Kombëtares pasi është rënë dakord që ai të lihet pushim për të rikuperuar nga ky dëmtim në ijë që pësoi në Ligën e Kampioneve.

Kjo do të jetë një mungesë e rëndësishme për Shqipërinë, ndonëse në momentin aktual, trajneri Silvinjo ka mjaft alternativa sa i përket qendrës së mbrojtjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera