Sport

Lëndim i rëndë për futbollistin e Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 04 December 2017
Metz pësoi një tjetër disfatë në këtë fundjavë dhe ishte Nicë që e mundi me rezultatin 3-1.
Kjo ka bërë që skuadra në të cilën aktivizohet Ivan Balliu të mbyllë tabelën e klasifikimit me vetëm katër pikë pas 16 javësh të luajtura.

Mirëpo, disfata e fundjavës nuk ka qenë i vetmi lajm i keq, pasi mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është dëmtuar dhe vetë trajneri i saj e ka konfirmuar që bëhet fjalë për një lajm të rëndë.

Futbollisti kuqezi ka nxjerrë shpatullën dhe ky dëmtim besohet se do ta mbajë atë larg fushave të lojës për disa javë. Kjo bën që Balliu ta ketë mbyllur para kohe fazën e parë dhe vitin kalendarik.

631502246

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera