Lajme

Lekaj:  Zgjedhjet shansi kryesorë që vendi të shkoj përpara

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 11 May 2017

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Pal Lekaj, ka uruar qytetarët për datën e zgjedhjeve.

Lekaj ka thënë se këto zgjedhje janë shansi kryesorë që vendi të shkojë përpara ose të vazhdoj të ngec me qeveri të dobëta, raporton infokusi.com

Postimin e plotë të Lekajt bërë në rrjetin social “facebook” mund ta gjeni më poshtë :

-Advertisement-

“Qytetarë të Kosovës,

Sot është mbajtë takimi konsultativ i spektrit politik me Presidentin për tu caktuar data e zgjedhjeve të parakohëshme, pas shkarkimit të Qeverisë së Kosovës nga Parlamenti. Data kur do të mbahen këto zgjedhje është 11 qershor 2017

Ne mbasim të palëkundur që Kosovës t’i jepim frymën e ndryshimit të vërtetë.

Këto zgjedhje janë shansi kryesorë nëse vendi ynë do të shkojë sigurtë përpara, apo do të vazhdojmë të ngecim me qeveri të dobëta çfare e shkarkojë Kuvendi i Kosovës.

Urime për datën e zgjedhjeve.

Shihemi në fitore!”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera