Lekaj: Nuk do të votojmë asnjë marrëveshje derisa Qeveria të përmirësohet
Autori: Gazeta inFokus 20:22 | 10 October 2023
Pal Lekaj, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thënë se nuk do të votojnë asnjë marrëveshje në Kuvend derisa Qeveria të përmirësohet.
“Nuk është në domenin tonë, është në domenin e atyre që e kanë përgjegjësinë, që e kanë votën e qytetarëve, e kanë 50 plus një që të bëjnë zgjidhje, dhe nëse në domenin e tyre dominojnë vetëm numrat dhe arroganca e numrave, atëherë vije deri në një situatë e tillë që ne nuk do të votojmë asnjë marrëveshje, asnjë ligj derisa ata të përmirësohen”, ka thënë Lekaj në RTV Dukagjini.
Sipas Lekajt, sjelljet jo të mira të Kurtit “na kanë sjellë në këtë situatë”
“Mendoj se të gjitha këto sjellje jo të mira mos t’i quaj “rebele” të kryeministrit, na kanë sjellë në këtë situatë dhe derisa ai ka nevojë për opozitën, atëherë duhet të dominojë arsyeja dhe të përfillen kërkesat e opozitës”, ka thënë tutje Lekaj.
Po ashtu ai foli edhe për sanksionet ndaj Kosovës dhe nevojën e vënies së sanksioneve ndaj Serbisë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi nuk do të vazhdojë pa u sanksionuar Serbia, për këtë çështje Lekaj është shprehur se duhet të sanksionohet edhe Serbia nga ndërkombëtarët.
“Ne e kemi thënë dhe po e them prapë se sanksionimi i Serbisë duhet patjetër të ndodhë, duhet të sanksionohet Serbia në këtë drejtim urgjentisht, por në të njëjtën kohë duhet patjetër të hiqen sanksionet ndaj Kosovës, sepse po dëmtohen qytetarët, nuk dëmtohet një kryeministër”, ka shtuar ai.
Të tjera
-
Raporti 24 orësh i Policisë: Shqiptohen afër 1700 gjoba, arrestohen 17 persona
Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj të përditshëm ka njoftuar se...
-
Bedri Hamza premton grante për mbulimin e investimeve të bizneseve deri në 30%
Bedri Hamza përmes një postimi, ka treguar se sot do të ketë takime me biznes...
-
”Besim, shpresë dhe një entuziazëm”, Ferat Shala ndan pamje nga mbështetja e madhe që po merr në tubimet zgjedhore
Kandidati për deputet me numër 16 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës...
-
Vdes një burrë në Prishtinë, Policia nis hetimet
Policia ka njoftuar se po e heton vdekjen e një burri në Prishtinë. Trupi ...
-
Ia grabisin paratë dhe largohen, arrestohet një i dyshuar në Prishtinë
Një grua nën kërcënimin e armës dy të dyshuar ia kanë grabitur një shumë të p...
-
Burri rrạh gruan në Skenderaj, dërgohet në mbajtje
Një burrë është arrestuar në Skenderaj pasi që i njëjti e kishte sulmuar ...
-
Më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të tjerëve
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 27 janarin 2025 për mbajtjen e shqy...
-
Fushata e politikanit gjerman habit të gjithë: Kam vendosur të mësoj shqip
Tabloidi gjerman BILD i ka kushtuar vëmendje fushatës që po bën politikani i ...
-
Arrestohen dy persona për kanosje, dëmtim të pasurisë dhe mbajtje të armëve
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për kanosje, asgjësim apo dëmtim të...
-
Vetura e Policisë përfshihet në një aksident në Drenas, ka të lënduar
Një veturë e Policisë së Kosovës është përfshirë në një aksident trafiku me n...
-
Këto janë vendimet që mori Trump, me të nisur mandatin
Presidenti i 47-të i SHBA-së, Donald Trump, mori zyrtarisht mandatin e tij të...
-
Një kontingjent i FSK-së, pjesë e ushtrimit “Winter EX 2025”
Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i është bashkuar forcave partne...