Lajme

Lekaj i lumtur që i dha 53 milionë euro Bechtel Enkas

Autori: Gazeta inFokus 18:57 | 05 June 2018

Pas miratimit të kërkesës për kompensimin e konsorsiumit “Bechtel & Enka” prej 53 milionë eurove për zgjatjen e kontratës ka reaguar edhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Lekaj përmes një komunikate për medie ka thënë se përmes këtij vendimi Qeveria e Kosovës e ka shpëtuar Kosovën nga një arbitrazh tjetër, shkruan Gazeta Fokus.

“Qeveria e Kosovës sot e shpëtoi Kosovën edhe nga një arbitrazh. E kuptojmë plotësisht interesimin e opinionit për vendimin e sotëm që u mor nga Qeveria e Republikës së Kosovës për koston shtesë të zgjatjes së kontratës për përfundimin e projektit të autostradës R6, “Arbën Xhaferi”, Prishtinë – Hani i Elezit. Është zgjidhja më e mirë e mundshme nga çka e si e kemi gjetur ne kur kemi ardhur në krye të detyrës’, ka thënë Lekaj.

-Advertisement-

Më tej në komunikatë thuhet se ky problem është ‘bakshish’ i keqmenaxhimit të ish-Qeverisë.

‘Keqmenaxhimi nga ish Qeveria na ka lënë këtë “bakshish”, aspak të lehtë për tu trajtuar. Si Ministri e Infrastrukturës, e rrjedhimisht si Qeveri e Republikës së Kosovës, kemi marrë përgjegjësitë për të shtyrë përpara proceset (edhe ato që nuk janë lehta, siç është rasti me këtë projekt), që në të kaluarën nuk është bërë as me i vogli veprim dhe prandaj shpesh jemi gjendur në pozita aspak të dëshirueshme, për vendime aspak populiste, por shumë të domosdoshme për të mos e rënduar edhe më tutje imazhin e vendit tonë në raport me investitorët që potencialisht janë te gatshëm të investojnë në vendin tonë. Kemi bërë një zgjidhje, për një çështje, e mbetur pezull që katër vite, pa penallti, pa arbitrazh, dhe i kemi dhënë shansin që projekti të përfundoj ashtu siç e kemi premtuar, në fund të këtij viti.’, thuhet më tej në komunikatë.

Duke falënderuar Haradinajn e kolegët e tjerë për bashkëpunimin, Lekaj përmes komunikatë ka thënë se do të punojnë në procese që do të rrisin zhvillimin ekonomik të vendit.

I falënderoj për bashkëpunimin anëtarët e Komitetit Drejtues Ndërministror, të gjithë kolegët ministra, e veçanërisht Kryeministrin Haradinaj. Vendimi i sotëm i marrë nga Qeveria e Kosovës, për pagesën e kostos së shtyrjes së projektit për një vit ka ardhur pas një sërë diskutimesh, analizash, negociatash të Komitetit Drejtues Ndërministror dhe kontraktorit. Sot zgjidhem një problem dhe shmangem një më të madh, që Kosova të mos përfundojë në një proces arbitrazhi që do të kishte kosto të lartë për buxhetin e shtetit të Kosovës. Do të jemi në krye të detyrës për të shtyrë përpara projekte, sado të vështira që mund të jenë, që shkojnë në të mirë të zhvillimit të gjithëmbarshëm ekonomik dhe të lidhjes së Kosovës me vendet e rajonit dhe të Evropës”, thuhet në reagimin e ministrit të Infrastrukturës, Pal Llekaj./GazetaFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera