Lajme

Lekaj: Kurti nuk duhet të shkojë në Bruksel, pa u hequr sanksionet e BE-së – Qeveria s’po mendon për të mirën e vendit

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 10 September 2023

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se qeveria e Kosovës nuk do të duhej të shkonte në takim pa u hequr sanksionet e BE-së. Sipas tij, vendi ka shkuar në një qorr sokak pa zgjidhje.

“Sa i përket Qeverisë së Kosovës nuk duhet të shkojë në dialog në Bruksel pa u hequr sanksionet, mirëpo ja që këta nuk po mendojnë ashtu siç duhet menduar për të mirën e vendit dhe do të jenë në tavolinë me Vuçiqin”.

“Unë nuk pres nga ky takim diçka pozitive, janë qëndrime të kundërta dhe Vuçiqi pretendon apo kërkon që të implementohet asociacioni me kompetenca ekzekutive. Ndërsa qeveria me të drejtë kërkon njohjen nga Serbia, paraprakisht para se të implementohet asociacioni. Kështu që me një fjalë kemi hyrë në një qorr sokak të dialogut dhe unë nuk shoh ndonjë zgjidhje”, ka thënë ai.Ai ka thënë se vendi është në një terr informativ sa i përket raportimeve të qeverisë në lidhje me dialogun me Serbinë e se Kurti duhet që të raportojë paraprakisht për qëndrimet e tij në raport me dialogun në Bruksel.

-Advertisement-

“Sa i përket raportimit të kryeministrit të Kosovës dhe qeverisë në përgjithësi mendoj që jemi në një terr informativ. Asnjë herë nuk ka ardhur paraprakisht të raportojë para deputetëve në Kuvendin e Kosovës dhe kështu që e ka marrë si pronësi Kosovën të vetën dhe kjo po shkakton shumë telashe”.

“Patjetër që duhet që të raportojë paraprakisht për qëndrimin e vet në Bruksel, për hapat që do t’i ndërmarrë, për mospajtimet, për të gjitha ato që duhet të mbrohen, edhe shteti edhe sovraniteti, edhe ajo që ai çdo herë po thotë ne po e shtrijmë sovranitetin, ja që kemi të kundërtën”, ka thënë ai për EO.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera