Lekaj: Kot flasin e shkruajnë, PAN do ta formojë qeverinë!
Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 09 July 2017
Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, në një prononcim për “Gazeta Blic”, është shprehur i bindur se Qeveria e Kosovës do të formohet nga koalicioni PAN.
Lekaj tha se njerëzit në mënyrë dëshpëruese po flasin e shkruajnë sikur po bëhet fjalë për një shtet tjetër e jo për Kosovën, duke iu referuar ‘kundërshtarëve’ në këtë rast VV-së e koalicionit LAA të cilët janë të bindur që koalicioni PAN nuk i ka votat për formimin e qeverisë.
“Ne e kemi thënë në vazhdimësi se nuk bëhet fjalë thjesht për numra, por qeveria Haradinaj do të votohet kualitativisht në seancën e parë kurdo që ajo do të mbahet për tu votuar Qeveria e Kosovës. Kështu që disa njerëz në mënyrë dëshpëruese flasin e shkruajnë sikur po bëhet fjalë për një shtet tjetër kujt e jo për Kosovën”, tha ai.
Sipas Lekajt, Kosova nuk ka kohë për të humbur dhe se ky koalicion do të punojë për të zënë kohën e humbur për ti shtyrë përpara proceset e vendit.
“Kosova nuk e ka luksin për tu vonuar në themelimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 11 qershorit dhe PAN me Ramushin kryeministër do të punojë që të zëmë kohën e humbur për t’i shtyrë përpara proceset pozitive që forcojnë vendin. Të tjerët nëse kanë kohë të merren me teori”, ka thënë Pal Lekaj për Gazeta Blic.
Lekaj më tej shprehet i bindur se që qeveria do të formohet në kohë optimale, si dhe do të respektohen afatet ligjore.
“Qeveria dhe të gjitha institucionet do të formohen në kohën me optimale të mundshme, atëherë kur presidenti ta bëjë të ditur pas takimit me spektrin politik parlamentar se do të thirret seanca konstituive. Do të respektohen të gjitha afatet ligjore në këtë drejtim”, tha ai.
Në anën tjetër koalicioni PDK-AAK-Nisma me 39 deputetë nuk mund ta bëjë qeverinë, qoftë edhe me votat e të gjithë deputetëve të pakicave. Në këtë mënyrë, derisa nuk ka ndonjë bisedë zyrtare me partitë e tjera, bisedat me deputetë individualisht vazhdojnë.
Ndryshe Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga KQZ-ja, është hapur rruga për formimin e institucioneve, konstituimit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.
Kuvendi duhet të konstituohet deri me 8 gusht, pra një muaj nga dita e djeshme(8 korrik), kur u bë certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve.
Të tjera
-
Gashi shprehet i nderuar që u prit nga miku i tij, Konjufca në Prishtinë
Gjatë ditës së djeshme, në Kosovë për vizitë zyrtare erdhi kryetari i parlame...
-
Manastiri i Graçanicës si këmbimore, thyen eurot për dinarë
Janë kulte fetare e veprimtaria e tyre do të duhej të ishte predikimi i fesë,...
-
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë i letrave me vlerë
Ministria e Financave ka njoftuar se më 03 dhjetor do të mbahet ankandi i pes...
-
BE-ja do të godasë firmat kineze me sanksione për mbështetjen e Rusisë në Ukrainë
Bashkimi Evropian ka propozuar për herë të parë që t’i godasë kompanitë dhe i...
-
Trump “kërcënon” me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kinën
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të hënën se n...
-
AAK-ja mban konferencë për media
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës [AAK] do të mbajë konferencë për media sot. ...
-
Deputeti i GUXO: Gërvalla dhe Peci nganjëherë mund të mos ia qëllojnë, ka mos koordinim në parti
Deputeti i Listës “Guxo”, Ekrem Mustafa, pranon se ka moskoordinim brenda sub...
-
Miftarja: Sulmi dhe cenimi i dinjitetit të Fahrie Hotit është fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie
Drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftarja, ka thënë se sulmi dhe ceni...
-
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te QKUK-së
Sot do të protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te Qendrës Klinike Universi...
-
Artan Hoxha reagon pasi u intervistua nga SPAK-u: Nuk kam kryer asnjë krim
Prokuroria e Posaçme lëshoi 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krim...
-
Komisioni për Ekonomi shqyrton sot vendimin e presidentes Osmani
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot pritet të shqyrt...
-
Kryetarja e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu ka reaguar p...