Lajme

Lekaj: Këta deputetë të VV’së i kam shokë shumë të mirë, edhe Armend Mujën e kam pasur shok

Autori: Gazeta inFokus 19:59 | 25 July 2023

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka treguar se i ka “shokë shumë të mirë” disa deputetë të LVV-së.

Lekaj tha se komunikom me shumicën e deputetëve të partisë në pushtet dhe se si katolik, marrëdhëniet më të mira i ka me deputetët që tha se po quhen “rebelë” dhe “islamistë”.

“Beso me shumicën prej tyre, komunikoj me ta. Besoni që kam.. sidomos me këtë grupin që po i quajnë ‘rebelë’, islamista, që është me të ardhë keq. Më besoni që komunikoj. Se unë jam katolik, po bash që i quajnë ashtu komunikoj me ta. Besoni i kam shokë shumë të mirë”, tha ai.

-Advertisement-

Lekaj tha se “është për me të ardhë keq që klasifikohen si islamistë”.

“Pothuajse me 80% të deputetëve të Vetëvendosjes kam komunikim shumë të mirë”, tregoi ai.

“Pak ka që nuk flas. Janë 3-4 veta..”, tha Lekaj në Frontal të T7.

Me Armend Mujën, me të cilin së fundmi pati një përplasje të ashpër në Kuvend, Lekaj tha se e ka pasur “shumë shok”.

“Armendin e kam pasur shumë shok dhe kam komunikuar me të”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera