Lajme

Lekaj: Këshilli për trafikun rrugor do të funksionalizohet (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 29 December 2017

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj sot ka mbajtur një takim me Këshillin për trafikun rrugor, shkruan Infokusi.com

Prezent në këtë takim ishin Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sejfa, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, Ministri i Drejtësisë, Abeleart Tahiri, Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, si dhe përfaqësues të ministrive të tjera dhe policisë.

Përpara të pranishmëve ka folur udhëheqësi i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj i cili ka folur lidhur me një funksionalizim të mirëfilltë të këtij Këshilli.
“Ky këshill është formuar në vitin 2008 dhe deri në vitin 2016 ka ekzistuar vetëm ne letër”, ka thënë ministri Pal Lekaj.

-Advertisement-

Gjatë kësaj mbledhje u mor vendim që ky këshill të mblidhet çdo 3 muaj dhe te siguroje të dhëna lidhur me aksidentet që po ndodhin në Kosovë.

Ndërsa Drejtori i Policisë se Kosovës, Shpend Maxhuni ka thënë se në Kosovë se fundi është rritë numri i aksidenteve me fatalitet dhe që Kosova nuk po qëndron aspak mirë në këtë pikë, shkruan Infokusi.com.

”Sot kemi raportuar për dikasteret përkatëse të këshillit rrugor, jemi dëshmitarë që gjendja e trafikut rrugor nuk qëndron mirë. Kemi një rritje të trendit te aksidenteve me fatalitet për 22%”, ka thënë Maxhuni.

Tutje ai ka shtuar se njëjtë përkatëse të trafikut rrugor janë duke mbuluar të gjitha pjesët e Kosovës, dhe se me ndihmën e qeverisë do të arrihet deri tek një punë më efikase.

“Njësitë e Komunikacionit rrugore mbulojnë të gjitha rrugët e Kosovës, pajisjet që i kanë në dispozicion nuk janë më të avancuarat por me mbështetjen e qeverise apo ndonjë fondi mund ti ripërtërijmë” , ka thënë Maxhini.

Për fund ai ka thënë se ka plane të reja për festat e fundvitit, meqë edhe janë parë shtimi i forcës së sigurisë nëpër hapësirat në qendër të Prishtinës.

“Kemi plan te veçante për festat e fundvitit, policisë është prezent në sheshe dhe në rrugë duke mbajtur rendin dhe qetësinë dhe menaxhimin e trafikut në rrugë”, ka përfunduar Maxhuni./INFOKUSI

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera