Lekaj: Boll është boll, Ramushi duhet t’i kthehet Kosovës!
Autori: Gazeta inFokus 17:43 | 26 April 2017
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj është shprehur i bindur se ish-kryeministri i Kosovës dhe njëherit lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj do të shpallet i pafajshëm nesër nga Gjykata e Apelit në Colmar të Francës.
Sipas Lekajt, është absurde dhe e padretjë që Haradinaj të bahet edhe më tutje në Francë, për akuza që siç thotë ai “janë shoshitur nga niveli me i lartë i drejtësisë ndërkombëtare.”
“Nesër nuk pres asgjë më pak se sa një ditë të madhe e cila do të shënohet me një tjetër triumf për të drejten e Kosovës që është liria dhe e drejta për të ekzistuar si shtet i pavarur e që e gjithë kjo personifikohet me ish-Kryeministrin, Ramush Haradinaj.
Nuk ka asgjë më shumë se sa normim i argumentit se Ramush Haradinaj nuk ka pse të vazhdojë të mbahet padrejtësisht sot nga Franca e nesër nga askush tjetër për këto gjëra që njëherë e mirë janë shoshitur nga niveli me i lartë i drejtësisë ndërkombëtare”, tha Lekaj.
Duke qenë i bindur për luftën e drejtë të UÇK-së dhe të Haradinajt, Lekaj thotë se nesër nuk presin vendim negativ ndaj tij.
“Ne besojmë në të vërtetën dhe në të drejtën e Kosovës dhe popullit shqiptarë, ashtu besojmë edhe në të drejtën e z.Haradinaj dhe luftës së tij e të UÇK’s për çlirim, prandaj nuk dëshirojmë të besojmë e nuk besojmë që do te befasohemi për të keq kësaj radhë. Boll është boll, Ramushi duhet t’i kthehet Kosovës”, tha Lekaj.
Por ai paralajmëron se nëse vazhdohet edhe me tutje kjo lojë e “ndryrë” siç e ka quajtur Lekaj, e Serbisë ndaj Haradinajt, atëherë “përgjegjësinë për pasojat e mundshme të kësaj loje do t’i bartin të gjithë ata që në çfarëdo mënyre janë bërë pjesë e implementimit të saj”, ka thënë ai.
I pari i AAK-së, Haradinaj nesër do të dalë para Gjykatës në orën 9 të mëngjesit.
Ramush Haradinaj është ndaluar në Francë që nga fillimi i muajit janar i këtij viti bazuar në një fletëarrest të lëshuar nga Serbia përmes Interpol-it në vitin 2004.
Aktualisht, Haradinaj është duke qëndruar në Strasbourg të Francës nën masën e lirisë më kusht.
Për lirimin e Haradinajt, janë organizuar disa protesta në vend dhe jastë vendit. Së fundmi lirimin e Haradinajt e kanë kërkuar edhe mbi 600 intelektual të Kosovës përmes një peticioni.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...