Lajme

Lekaj: Autostrada e “Dukagjinit” dhe Tuneli i “Alpeve”, do ta bëjnë atraktive ketë pjesë të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 08 July 2018

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se autostrada e “Dukagjinit” dhe Tuneli i “Alpeve”, do ta bëjnë atraktive këtë pjesë të Kosovës për investime serioze në turizëm, bujqësi e agrokulturë, për çka fermerët dukagjinas janë të njohur.

Lekaj ka shkruar në Facebook se tuneli i “Alpeve shqiptare” që do të shkurtojë rrugën për rreth 45 minuta me Malin e Zi dhe që do të lidhë Pejën me Rozhajen, rrjedhimisht, Peja lidhet me koridore të rëndësishme ndërkombëtare.“Tuneli i “Alpeve shqiptare” që do të shkurtojë rrugën për rreth 45 minuta me Malin e Zi, që do të lidhë Pejën me Rozhajen e rrjedhimisht, Peja do të lidhet me koridore të rëndësishme ndërkombëtare.

Autostrada e “Dukagjinit” dhe Tuneli i “Alpeve”, do ta bëjnë atraktive ketë pjesë të Kosovës për investime serioze në turizëm, bujqësi e agrokulturë, për çka fermerët Dukagjinas janë të njohur.

-Advertisement-

Ne, ketë vitë do të përfundojmë me planifikim, kosto e profit për Kosovën dhe nga viti tjetër do të shohim rezultatet konkrete në ketë drejtim.

Urojë ta kaloni një të dielë të këndshme!”, ka shkruar Lekaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera