Sport

Leipzig përgatit planin kundër Realit për Werner (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 12 September 2017

Real Madrid do të tentojë transferimin e sulmuesit të RB Leipzig, Timo Werner në vitin 2018.

Skuadra gjermane, RB Leipzig dëshiron të marrë masat, për të ndaluar largimin e sulmuesit Timo Werner.

Gjermani thuhet se është objektivi kryesor i Realit për verën e vitit 2018.

Trajneri i RB Leipzig, Oliver Mintzlaff tha se Werner është i lumtur në skuadrën e tij dhe po mendojnë t’ia vazhdojnë kontratën.

-Advertisement-

“Werner ka kontratë deri në vitin 2020 dhe po ndjehet si peshku në uji. Ne luajmë në Ligën e Kampionëve dhe në skuadrën tonë Timo mund të zhvillohet edhe më shumë. Po mendojmë t’ia vazhdojmë kontratën”, deklaroi Mintzlaff gjatë konferencës për media. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera